E diel, 07 Mars 2021
19:51
Tornitori më i vjetër i Fierit/ Edhe pse ka 10 vite që ka dalë në pension, vijon të punojë 

Ndonëse ka 10 vite që ka dalë në pension, Ismail Qyrana vazhdon të ushtrojë profesionin e vështirë të tornitorit.

19:49
Prodhimet drejt vendeve skandinave/ Fermerët e Lushnjës s’shqetësohen për tregun, mbjellin shalqi sipas rregullave të BE

Fermerët e fshatit Imësht të Lushnjës, që kultivojnë shalqi këtë vit nuk do të shqetësohen për tregun. 

19:46
Abuzimi me mikrokreditë/ Ekspertët kërkojnë edhe hetim për institucionet jo-banka

Vendimi i bankës së Shqipërisë për të vendosur një tavan për interesat e kredive konsumatore është një masë e drejtë, por e pamjaftueshme veçanërisht për institucionet jo banka.

19:41
Tirana, kush ikën e kush vjen/ Emra që po diskutohen në PS para dorëzimit të listave në KQZ

Socialistët janë duke i dhënë dorën e fundit listës së tyre garuese për 25 Prillin.

19:34
Policia bllokon 300 patenta/ Shkelën fashën e orës 20.00.  Që nga 10 shkurti janë gjobitur 20 mijë qytetarë pa maska

Që prej vendosje së orës policore në datën 10 shkurt, ku qarkullimi ndalohet nga ora 20 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit, policia ka ndëshkuar rreth 300 drejtues automjetesh, të cilët kanë shkelur këtë fashë orare dhe kanë qenë në lëvizje pa një arsye të domosdoshme, pra pra pasur edhe një leje nga E-Albania.

19:14
Korçë, muzeu i arsimit i mbyllur/ Ka përfunduar restaurimi i godinës, mësues nga Kosova e Maqedonia nuk e vizituan dot

Ky 7 Mars ndërtesën simbol të arsimit në Korçë, muzeun kombëtar të Arsimit e gjeti me dyer të mbyllura.

19:08
Austria pezullon vaksinat AstraZeneca/ Një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

Austria ka vendosur që të pezullojë vaksinat anti Covid të AstraZeneca pasi një person humbi jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pas marrjes së vaksinës.

18:47
Skënderbeu surprizon Partizanin, një brazilian i jep fitoren e parë Memellit!

Skënderbeu bën të vogël Partizanin.

18:44
Fjoralba Ponari e konfirmon: Nuk e kam menduar kurrë veten aty, më është besuar moderimi i “Portokalli”. Zbulon emrin e ish moderatores së preferuar

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka zbuluar se do të marrë drejtimin e “Portokalli” për këtë sezon të ri.

18:35
Veliaj në Rrogozhinë: “Grida “harron” disfatën në Tiranë dhe Durrës, tani kërkon prapë mandatin që braktisi”

Nga Rrogozhina, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun kryesor në vend, tha se fuqia e kësaj force politike qëndron në emrat me të cilët garon në zgjedhjet e 25 prillit, personazhe që nuk kanë të krahasuar me humbësit që propozon Partia Demokratike.

18:25
Kandidatët e “Bindjes” në Shkodër/ Patozi: Jemi me lista të hapura dhe nuk presim natën e thikave

Shkodra ka njohur kandidatët e saj të parë për deputet teksa zyrtarisht Astrit Patozi dhe Bindja Demokratike kanë prezantuar listën me të cilët i kanë kërkuar votat qytetarëve shkodranë.

18:13
7 marsi ndryshe/ Festa e mësuesit, ditë të diele dhe në kohë pandemie

7 Marsi është një festë me të cilën kemi lidhje të gjithë, mësues, nxënës, prindër e gjyshër.

18:09
“Vaksinimi, ëndrra që më lë pa gjumë”/ Rama le dritaren e hapur për vaksinat ruse dhe kineze: Po e shqyrton edhe BE

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama u shfaq optimist per vaksinimin masiv të qytetarëve, në harkun kohor Mars-Qershor.

18:07
Siri: Autobusët bien në mina, 18 të vdekur

Të paktën 18 civilë u vranë kur dy autobusë ranë në mina afër qytetit të Salamis në provincën siriane Hama, raporton televizioni El Ihbariya.

17:51
Në “krizë” për vaksinat anti Covid/ Alarmohet mjeku dhe punonjësi në qendrën e vaksinimit, mungojnë 6 doza të Pfizer në Greqi

Në një kohë kur e gjithë bota është në “luftë” për të siguruar sa më shumë të vaksinës anti Covid, rastet e vjedhjes së dozave janë tepër shqetësuese.

17:35
Balla shpreh mirënjohje për mësuesit në Elbasan: Në mandatin e ri do të vijojmë investimet në infrastrukturën arsimore

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla shprehu mirënjohjen e tij për mësuesit për festën e 7 marsit duke thënë se meritojnë vlerësim të pacmueshëm.

17:21
Covid-19/ Nuk ndalen shifrat shqetësuese në vendin tonë: 21 viktima dhe 819 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi vijon të shënojë shifra shqetësuese në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 21 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 819 të tjerë.

17:16
Sterilizim dhe rrëmbim fëmijësh/ Kina nuk e pranon, s`ka genocid ndaj ujgurëve

Përmes ministrit të jashtëm, Wang Yi, Kina e e bëri të qartë se për të, akuzat e genocidit kundër ujgurëve etnikë “janë absurde” dhe “gënjeshtra të plota”.

17:11
Politikani vdes në paraburgim/ Mianmar, shpërthejnë protesta në mbarë vendin

Bashkëpunëtorë të një zyrtari të partisë së lideres de fakto të Mianmarit Aung San Suu Kyi njoftuan se ai vdiq gjatë natës në paraburgim.

17:07
Tani po bëhet shqetësuese/ Kolonë tymi 10 km, Etna shpërthen sërish

Në shpatin juglindor të Etnës është regjistruar një shpërthim i ri me një shatërvan të vërtetw llave dhe një koloni tymi 10 kilometra, thonë mediat vendase.

17:03
Shkupi merr vaksinën ruse/ Mbërrijnë 3 mijë doza të Sputnik V

3.000 vaksina ruse Sputnik V kanë mbërritur në Maqedoninë e Veriut nga rreth 200.000 sa janë porositur nga Rusia për vaksinimin e popullatës për mbrojtje nga koronavirusi.

16:50
E papritur/ Udhëtoi në mes të pandemisë për në Shqipëri, ish e dashura e Rinianit kapet në hotel me konkurrentin tjetër të Për’puthen

Marsela, ish e dashura ruse e Rinianit, një nga konkurrentët e Për’puthen ka marrë guximin që të udhëtojë në mes të pandemisë për në Shqipëri.

16:39
Tiranë/ 30-vjeçarja i jep fund jetës, vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

16:34
“Po punoja në një lavazh makinash”/ 30-vjeçari shqiptar e pëson keq, u kap në fermë kanabisi në Britani

Një shqiptar i identifikuar si Edmond Gjata është dënuar me 16 muaj burg pasi u kap duke u fshehur në papafingon e një ferme kanabisi në Britani.

16:23
Vetingu në pikën zero, LVV nuk do të marrë parasysh opsionet e hartuara gjatë qeverisë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta ketë prioritet vetingun në sistemin e drejtësisë dhe këtë premton se do të nis ta realizojë posa ta marrë mandatin qeverisës.

16:15
Festimet për 7 marsin në Durrës/ Sako: Urimi më i mirë janë 10 shkollat e rindërtuara me standarde europiane

Me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesve, Bashkia e Durrësit organizoi një ceremoni të veçantë për të vlerësuar kontributin e mësuesve të qytetit në edukimin e brezave të rinj.

16:05
Kushi: Të gjitha profesionet janë të nderuara, por i mësuesit është në majën e piramidës së profesioneve më fisnike

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ftoi në një takim të kombinuar, online dhe fizik, rreth 250 mësues me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsin.

16:01
Intervistë për median kosovare? Reagon Rama: Nivel i ri i maskarallëkut, poshtërsish e gomarllëqesh digjitale!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pretendimeve se ka zhvilluar një intervistë me një media në Kosovë duke e mohuar një gjë të tillë.

15:53
Jasmina nuk e fal Sarën, “e zhduk” nga…

Sara dhe Jasmina e Për’puthen kanë pasur shpesh herë debate me njëra-tjetrën.

15:42
Teuta “ngec” ndaj Bylisit, Tirana rikthehet në garë për titull

Vetëm pak ditë pas fitores minimale 1-0 ndaj Vllaznisë, Teuta humb një mundësi të mirë për t’u ngjitur e vetme në kreun e renditjes, pasi nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 në transfertën ndaj Bylisit.

15:29
Kosovë/ Nëntë humbje jete dhe 548 të infektuar me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën 548 raste me koronavirus, pas testimit të 4.193 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

15:24
Veliaj: Me Luljeten dhe Najadën kemi sjellë më të mirën, gratë dhe vajzat na mbështesin mbi 65%

Lista e kandidatëve për deputetë në Partinë Socialiste do të fuqizojë akoma më tej gruan në historikun ngjitës të përfaqësimit në parlament arritur nga kjo forcë politike.

15:11
Edi Rama ftesë për kandidim gazetarit, Alfred Peza: Nuk është për mua ajo karrige!

Gazetari Alfred Peza, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, ditën e sotme, duke shkruar se ky i fundit i ka kërkuar ti bashkohet skuadrës së deputetëve të PS, për zgjedhjet e 25 prillit.

15:01
Fustani i shkurtër e dekolteja e hapur, Kejvina vjen “hot” me të kuqe (FOTO)

Ish-velina, Kejvina Kthella, di në çdo moment se si të kthejë gjithë sytë nga vetja. Mjafton një postim në profilin e saj në “Instagram” dhe e gjithë vëmendja është tek ajo.

14:54
Tifozët spanjollë janë të bindur! Portën e Levantes e mbron një fantazmë…

Janë disa episode që i kanë bërë tifozët e skuadrës spanjolle të Levantes të besojnë vërtet se portën e ekipit të tyre, e mbron një fantazmë. Mediat vendase thonë se ata i kanë vënë dhe një emër: e quajnë “Zonja e bardhë”.

14:43
Australia hakmerret me Italinë: Bllokon AstraZeneca-n, bojkotojmë makaronat!

Nëse Italia bllokon dërgimin e 250 mijë dozave të vaksinës së Astrazenecas, Australia do të marrë masa.

14:30
Kush tradhtojnë më shumë? Detektivja shqiptare i nxjerr të gjitha

Shkënda Lili është një detektive private, e cila investigon çështje të ndryshme sipas kërkesave të klientëve.

14:19
Pa distancë sociale e maska/ 5000 të rinj “shthuren” në shfaqjen e Rita Ora në Australi (FOTO)

Mijëra persona festuan Mardi Gras në Sidnei të Shtunën në mbrëmje, me fotografi që tregojnë skena që nuk janë parë në shumë pjesë të tjera të botës që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

14:13
Aeroporti i Vlorës do të ndërtohet nga Pacolli, detajet për vlerën e investimit

Kompania “Mabetex International” në pronësi të biznesmenit shqiptar, Behgjet Pacolli, do të jetë kompania që do ndërtojë Aeroportin e Vlorës.

14:08
Eduard Halimi rikthehet në politikë, emërohet në postin e koordinatorit të posaçëm politik në PD

Eduard Halimi është rikthyer në politikë!

14:00
OBSH rrëzon planet e BE-së/ ” JO” pasaportës së vaksinimit, imuniteti nuk zgjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “pasaporte digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”.

13:57
E shkuara e errët e Merkel/ Si lidhet ajo me katastrofën e vaksinave në Europë

Ngadalësia e mekanizmit të madh europian me shpërndarjen e vaksinave dhe nisjen e procesit të vaksinimit kontraktoi thellë me historinë e suksesit që shënuan në këtë drejtim disa vende si Izraeli apo Mbretëria e Bashkuar.

13:46
Nuk mbetet pa prekur as Kosova! Kërkohen hetime për falsifikim votash

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim (DnV) i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë menjëherë hetimet rreth dyshimeve për falsifikim të votave brenda Qendrës për Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

13:42
Shpërthejnë protestat në Suedi/ “Nuk i duam masat izoluese”

Qindra persona protestuan në Stokholm kundër masave të paraqitura për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, duke shkelur kështu një rregull persa u përket tubimeve publike.

13:38
Irani “merr me të mirë” Amerikën: Po hoqën sanksionet, marrim masat që duan

Irani e beri te qarte se është i përgatitur për të marrë masa drejt zbatimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, në momentin që Shtetet e Bashkuara heqin sanksionet ndaj këtij shteti.

13:34
Barça, vijon momenti i mirë/ Katalanasit fitojnë në Pamplona ndaj Osasunës

Barcelona vijon me momentin e saj të mirë në kampionatin spanjoll.Skuadra katalanase mori një fitore të rëndësishme në Pamplona ndaj Osasuna me rezultatin 3-2 dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat e saj për fitoren e mundshme të titullit kampion.

13:29
“6 muajt e fundit Shqipja nuk ka fjetur me asnjë mashkull”/ Bledi Mane bën deklaratën e fortë

Bledi Mane deklaroi në “Trotuar” në “E Diell” se ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj nuk ka fjetur me një mashkull në 6 muajt e fundit.

13:20
A ke pasur marrëdhënie intime me Andin? Melisa përgjigjet troç

Edhe pas daljes nga Për’puthen, Melisa vazhdon të mbetet një personazh shumë i komentuar në media dhe në rrjet.

13:16
“Ki dinjitet dhe pranoje”/ Plas sherri mes Shqipes së Për’puthen dhe Dojna Memës

Një debat i fortë ka ndodhur në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” mes ish-konkurrentes së Për’puthen, Shqipe Hysenajt dhe moderatores, Dojna Mema.

13:07
DW: Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

Në Prishtinë dhe Beograd Lajçak u përpoq të rinisë dialogun. Analistët nga Beogradi për DW: Qëllimi i dialogut është të gjendet një model, në bazë të të cilit Serbia ta njihte në mënyre implicite ose eksplicite Kosovën.

12:54
Dita e Mësuesit/ Ministrja Kushi, telefonatë surprizë urimi për mësuesen e saj kujdestare të gjimnazit

Në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka realizuar një telefonatë surprizë urimi për Znj. Lumni Shashaj, mësuesen e saj të Frëngjishtes dhe kujdestare gjatë viteve në gjimnazin “Dhaskal Todri” në Elbasan.

12:48
7 Marsi, Kryebashkiaku shpërndan certifikata mirënjohjeje për 10 mësues në pension: Faleminderit për përkushtimin tuaj!

Me rastin e 7-Marsit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij 10 mësues nga shkolla të ndryshme të Tiranës, të cilët i falenderoi dhe u shprehu mirënjohjen për punën, sakrificën dhe përkushtimin e tyre në këtë vit të pazakontë plot sfida dhe vështirësi.

12:43
“Inagurohet brenda 2021″/ Vijojnë punimet në lotin e fundit të rrugës së re Kardhiq-Delvinë

Vijojnë punimet në lotin e fundit të rrugës së re Kardhiq-Delvinë, për ta përmbyllur dhe inaguruar brenda vitit 2021.

12:27
“Jo biznesmenë në lista!”/ Presidenti Meta nga Korça: Zgjedhjet e 25-prillit, test për integrimin!

Presidenti Ilir Meta foli nga Korça për zgjedhjet e 25 prillit, teksa iu bëri thirrje krerëve të partive politike që të fusin në lista figura të pastra dhe me integritet.

12:23
I vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore, lihet në burg 33-vjeçari në Fier

Mesditën e kësaj të diele (7 mars), Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier.

12:14
Agim Krajka, In memoriam/ Rrëfimi i fundit i kompozitorit të njohur në “Exclusive”

Ai kompozoi për të gjithë. Krijimtaria e tij bashkon artistë të melodisë dhe valles popullore, muzikën më të mirë të filmave shqiptare. Për dekada i shkroi gjyshes dhe dashurisë.

12:01
Goditi për vdekje të atin me shkopin e bagëtive, Gjykata jep vendimin për 25-vjeçarin

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Erdis Rapin, 25-vjeçarin, që qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi, 52 vjeç.

11:46
Lidhjet mes bandave të kokainës, si bashkëpunojnë për sjelljen e tonelatave në Evropë. Zbulohet dhoma e torturave në Holandë!

Kohë pandemie, pa party, më pak drogë? Përkundrazi. Kokaina pavarësisht lockdownit mbërrin me tonelata në Gjermani. Nga Amerika e Jugut përmes kontejerëve nëpër porte droga arrin klientët, nëse nuk ka pengesa rrugës.

11:42
7 Marsi/ Ceremoni vlerësimi në Korçë për disa mësues dhe pedagogë, Meta: Mirënjohës për kontributin!

Me rastin e 7 Marsit, Presidenti Ilir Meta u ndal në Korçë ku është organizuar një ceremoni solemne vlerësimi të disa mësuesve dhe pedagogëve të shquar korçarë.

11:31
Analistët për shtetësinë e Kosovës: Vuçiç do ta njohë, thjesht po përgatit terrenin

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, theksoi në vizitën e tij në Beograd se dialogu Beograd-Prishtinë është thelbësor për të dyja palët dhe se status-quoja nuk është diçka që Evropa e mbështet.

11:28
Pandemia nuk frenon drogën/ Tonelata në Gjermani, kokaina me taksi te dera!

Pandemia nuk e ka frenuar hyrjen e drogës në Gjermani, përkundrazi. Kokaina pavarësisht lockdoënit po mbërrin në këtë vend me tonelata, thonë mediat atje.

11:20
Senati amerikan miraton paketën e ndihmës

Projektligji i presidentit amerikan Joe Biden, për t’iu ndihmuar amerikanëve që të përballen me pasojat e pandemisë së koronavirusit, ka kaluar një pengesë të madhe.

11:17
“Në treg s’ka doza”/ Rama: Mosmarrja e vaksinës kineze dhe ruse nuk është çështje gjeopolitike

Kryeministri Edi Rama tha nga Lezha që mosmarrja e vaksinës ruse apo kineze nuk është çështje gjeopolitike, por çështje është se nuk ka vaksina.

11:02
“Rruga e Arbrit sot realitet”/ Rama: Është investuar si asnjëherë, në Lezhë, Pukë, Tropojë dhe…

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Lezhë ku edhe ka nisur një bashkëbisedimin me banorët në këtë qytet.

10:46
“Të shpëtojmë sezonin turistik”/ Rama nga Lezha: Ëndrra që më lë pa gjumë, sigurimi i vaksinës për popullatën

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Lezhë ku edhe ka nisur një bashkëbisedimin me banorët në këtë qytet.

10:38
“Kemi borxh të pashlyer në Lezhë”, Rama: Vija bregdetare burim ekonomik, e kemi në fokus

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhej në Lezhë ditën e sotme ku edhe zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët atje.

10:18
Përndiqte dhe kërcënonte të renë, pranga 29 vjeçarit në Elbasan

Një 29-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, si dhe kërcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një 21-vjeçare.

10:04
“E gatshme të vdes për vendin tim”/ Stilistja bëhet snajperistja më e rrezikshme

Me veshje kamuflazhi, e fytyrën të mbuluar me baltë, Ismaira Figueroa mban fort pozicionin e saj në një kodër. Në dorë ka armën dhe po merr pjesë në një stërvitje madhore ushtarake që simulon një pushtim.

10:02
Papa, vizitë historike në Irak/ Ati i shenjtë udhëton në ish-fortesën e ISIS

Në ditën e tretë të vizitës së tij historike në këtë vend, Papa Francesku ka ndaluar në veri të Irakut, rajoni I pushtuar dikur prej militantëve të Shtetit Islamik.

09:59
Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm, prangosen 3 të rinj në Korçë! Në kërkim 1 tjetër

Policia e Korçës ka vënë nën pranga 3 shtetas, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të cilët janë kapur duke transportuar 27 emigrantë të paligjshëm, si dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.

09:55
7 Marsi/ Urimi i veçantë i kryebashkiakut Veliaj për mësuesit: Mirënjohje për përkushtimin e përditshëm për të dhënë dije

Mësuesit dhe mësueset e Tiranës e kanë nisur ditën e sotme me një kartolinë të ngrohtë urimi nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

09:53
Theu rregullat e karantinës, gjobitet me 1 milionë lekë pronari i lokalit në Divjakë

Pronari i një lokali në Divjakë është gjobitur me 1 milionë lekë nga policia, pasi kishte shkelur masat për parandalimin e përhapjes së COVID.

09:50
Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Është regjistruar viktima e parë nga tërmet prej 6 ballësh shkalla Rihter që goditi Greqinë këtë të mërkurë.

09:40
Kryente veprime të turpshme para një të mituri, vihet në pranga 45-vjeçari në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 45 vjeçar me iniciale E.K, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme” pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.

09:39
Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga 5 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

09:22
Presidenti i Venezuelës, Maduro merr vaksinën ruse kundër COVID-19

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka marrë vaksinën ruse “Sputnik V” kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

09:14
SHBA, përleshje mes grupeve pro dhe kundër Trumpit

Në përleshjet e shënuara në New York të SHBA-së mes grupit mbështetës të ish-presidentit Donald Trump dhe grupit kundërshtar që kërkon heqjen e flamurit “racist” të varur në njësinë e zjarrfikësit janë arrestuar 3 persona.

09:04
Kryetari i Kuvendit urim për 7 marsin: Mësuesit, liderët e vërtetë të kombit dhe të shoqërisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë, me rastin e 7 Marsit, Festës së Mësuesit.

08:56
Furnizimi me ujë në Sarandë, përfundon rikonstruksioni i pusshpimeve të Vrionit

Ka përfunduar rikonstruksioni i pusshpimeve të Vrionit, të cilët shërbejnë për furnizimin me ujë të Sarandës.

08:37
Ministrja Evis Kushi bën urimin e veçantë: Çdo mësues është një hero! Çdo 7 Mars tjetër ardhtë më i mbarë!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit nëpërmjet një videoje të veçantë, ku ajo vetë i është bashkuar një kolazhi urimesh e falënderimesh nga nxënës të shkollave të ndryshme të vendit.

08:29
Rama uron mësuesit për 7 mars: Më e mira është ende përpara nesh!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel të 7 marsit me një urim për të gjithë mësuesit shqiptarë.

08:15
SHBA, pasi kaluan 25 në burg, dëshmohet pafajësia e 3 personave

George Bell, Rohan Bolt dhe Gary Johnson, arrestuar në SHBA para 25 vjetësh, u lanë të lirë pasi u bë e ditur se prokurorët “fshehën qëllimisht prova” që do të vërtetonin pafajësinë e tyre.

07:40
Edicioni i 71 i Sanremos, shqiptari Ermal Meta merr vendin e 3

Në një mbrëmje të gjatë ku gjithçka ndryshoi në momentet e fundit, këngëtari shqiptar Ermal Meta zuri vendin e tretë në edicionin e 71 të Sanremos me këngën ‘Një milion gjëra për të të thënë’e cila shumë e pëlqyer nga publiku.

07:12
Ulen sërish temperaturat dhe reshje në disa zona, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të kthjellët por që në disa zona do të ketë edhe reshje të izoluara dhe jo me intensitet të lartë.

06:32
Xhaka kërkon falje për gabimin ndaj Burnleyt, por bëhet lojtari me më shumë gabime në 5 sezonet e fundit në Angli

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që i kushtoi skuadrës së Arsenalit.

06:16
Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Ka vdekur gjinekologu i njohur kosovar, Sejdullah Hoxha, njëherësh edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë.

05:59
Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve/ Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

05:30
Shurup me lule manushaqe dhe mjaltë kundër kollës së thatë

Kolla dhe e ftohura janë zakonisht probleme shëndetësore që i atribuohen stinës së dimrit, por në shumë raste, kolla e thatë vazhdon edhe në pranverë apo në verë. Kolla e thatë ka të bëjë me një irritim të fytit, shkaktarët e të cilit janë të ndryshëm. Këtu përfshihen: alergjitë nga poleni, ajri i kondicionuar, urthi apo virozat e pranverës që shkaktohen nga enterovirusi.

05:05
Roli i vitaminave në parandalimin e problemeve me zemrën

Roli i suplementëve të vitaminave në parandalimin e sëmundjeve të zemrës është diskutuar shumë mes mjekëve. Shumë ekspertë janë të ndarë nëse marrja e vitaminave ul rrezikun e një infarkti apo sëmundjeve të zemrës.

03:55
Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Në Rusi po fryn një erë e re për gratë, të paktën për ato që duan të bëhen shofere kamioni, timoniere anijesh apo pilote. Qeveria ruse ka hapur mundësinë për disa qindra profesione që, sipas një ligji të epokës së vonë sovjetike, ndaloheshin më parë për gratë.

03:26
Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

Përzgjedhja e jurisë për gjyqin ndaj ish policit të bardhë Derek Chauvin, i akuzuar për vrasje pa paramendim për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, do të fillojë të hënën. Videot e incidentit në Mineapolis majin e kaluar shkaktuan protesta në të gjithë botën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan njofton se gjyqi pason përvjetorin e një incidenti tjetër të profilit të lartë të tensioneve racore në Los Anxhelos 30 vjet më parë.

03:03
Senatori, presion ndaj Biden-it për sanksione ndaj tubacionit rus të gazit

Senatori republikan Ted Cruz vendosi kusht për konfirmimin e personit të emëruar nga Presidenti Joe Biden në krye të Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA), duke i bërë presion administratës që ajo të imponojë sanksione të ashpra mbi projektin rus të gazit natyror Nord Stream 2.

02:40
Dhuna e forcave të sigurisë kundër protestuesve në Mianmar, reagon presidenti i Koresë së Jugut

Koreja e Jugut dënoi ndërhyrjen e armatosur të forcave të sigurisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit në Mianmar.

02:18
Turqia raporton 11.770 raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.770 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 702 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,76 milionë.

01:57
NATO: Mbrojtja evropiane sigurohet në masë të madhe nga vendet jashtë BE-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi se mbrojtjen e Evropës e sigurojnë vende që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian (BE), në veri të tilla si SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania, ndërsa në jug, Turqia.

01:34
Erdoğan: Turqia është një nga 3-4 vendet më të mira në botë për mjetet ajrore pa pilot

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Turqia është një nga 3-4 vendet më të mira në botë për mjetet ajrore pa pilot (dronët).

01:11
Të gjitha vaksinat të padëmshme/ Shtëpia e Bardhë, thirrje amerikanëve që të vaksinohen

Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj COVID-it tha se të gjitha vaksinat e miratuara kundër koronavirusit janë të efektshme dhe të parrezikshme dhe u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë cilëndo vaksinë që u ofrohet në klinikën e tyre. Reagimi pason komentin e kryebashkiakut të Detroitit i cili u shpreh se nuk do vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson dhe e kishte mohuar ofertën për një sasi të kësaj vaksine për përdorim në qytetin e tij.

00:50
Leverkusen pranë Champions/ Në Bundesligën gjermane mundi 1-0 Borusia Moenchengladbach

Bayer Leverkusen merr një fitore me vlera në ndeshjen e javës së 24 të Bundesligës gjermane. Skuadra e aspirinave fitoi në fushën e Borussia Moenchengladbachut me rezultatin 1-0 dhe tani është vetëm 3 pikë prapa Eintrachtit në zonën Champions me këtë të fundit që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e tij me Stuttgartit.

00:15
Gabon Granit Xhaka/ Arsenal merr vetëm barazimin me Burnley

Sfida mes Burnley dhe Arsenalit ngriti siparin e javës së 27 të Premier Leagues angleze. Në Turf Moor Stadium kjo përballje nuk pati asnjë fitues pasi përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

00:09
Juventusi përmbys Lazion dhe mban gjallë shpresat për titull

Juventusi i Andrea Pirlos mban gjallë shpresat për të mbrojtur titullin në Serie A, me një fitore 3-1 me përmbysje ndaj Lazios, një sukses që e ngushtoi diferencën e bardhezinjëve me Milanin e vendit të dytë në vetëm 1 pikë.