Dhuna e forcave të sigurisë kundër protestuesve në Mianmar, reagon presidenti i Koresë së Jugut

07/03/2021 02:40

Koreja e Jugut dënoi ndërhyrjen e armatosur të forcave të sigurisë ndaj protestuesve kundër grushtit të shtetit në Mianmar.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në një postim në median sociale tha se duhet të përfundojë menjëherë dhuna kundër protestuesve paqësorë në Mianmar. “Dënojmë shtypjen e dhunshme që ushtarët dhe policia përdorin ndaj protestuesve si dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve kryesisht të lideres së Mianmarit, Aung San Suu Kyi”.

Përfaqësuesja speciale e OKB-së për Mianmarin, Christine Schraner Burgener u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që së bashku të kalojnë në veprim kundër ushtrisë së Mianmarit e cila zbaton dhunë ekstreme ndaj kundërshtarëve të grushtit të shtetit.

Top Channel