Juventusi i Andrea Pirlos mban gjallë shpresat për të mbrojtur titullin në Serie A, me një fitore 3-1 me përmbysje ndaj Lazios, një sukses që e ngushtoi diferencën e bardhezinjëve me Milanin e vendit të dytë në vetëm 1 pikë.

Sfida e Allianz Stadium, u kthye në një malore për bardhezinjtë pasi Joaquin Correa kaloi në epërsi Lazion pas një gabimi të Chiesas me një kundërsulm vrastar në minutën e 14-të.

Nga ky moment, loja mori një tjetër rrjedhë me Juventusin që ishte më kërkues dhe që gjeti golin e barazimit në minutën e 39-të. Në pjesën e dytë skena ishte e gjitha për Alvaro Moratën, që realizoi dy herë duke udhëhequr bardhezinjtë drejt suksesit.

Kishte minuta në fraksionin e dytë edhe për Cristiano Ronaldon, me portugezin që gjithsesi nuk arriti të linte shenjë.

Top Channel