Skënderbeu surprizon Partizanin, një brazilian i jep fitoren e parë Memellit!

07/03/2021 18:47

Skënderbeu bën të vogël Partizanin.

Në Elbasan Arena, të kuqtë e Dajës munden 1-0 nga korçarët që arrijnë fitoren më të bukur të këtij sezoni falë një goli të Jean Victor, i pari për të në Superiore, që gjunjëzoi kryeqytetasit që në garën për titullin humbasin tashmë një bonus të jashtëzakonshëm.

E 3-ta ndeshje pa fitore për Partizanin, që ndaj dy ekipeve të fundtabelës dhe Apolonisë dhe Skënderbeut ka marrë në total, vetëm 1 pikë.

Për Migen Memellin kjo ishte fitorja e parë në krye të Skënderbeut, që me këtë sukses u ngjit në vendin e parafundit me 16 pikë, duke lënë pas Apoloninë, ndërkohë që Partizani mbeti në vendin e 4-t edhe pas javës së 23-të me 39 pikë.

Top Channel