Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhej në Lezhë ditën e sotme ku edhe zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët atje.

Rindërtimi dhe investimet janë në qendër të këtij bashkëbisedimi.

I pyetur nëse ka pasur një lloj disbalance të investimeve mes veriut dhe jugut, Rama shprehet se qeveria ka investuar si asnjëherë më parë për turizmin në zonat veriore të vendit.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se investimet më parë nuk kishin logjikë, duke theksuar se sot investimet janë të rëndësishme për të nesërmen.

Sipas Ramës elementi kyç që lidhet me strategjinë e zhvillimit të vijës bregdetare është aksi Balldre-Milot dhe Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Po ashtu, edhe aksi Milot-Muriqan është një investim kolosal që nuk ka mundur të finalizohet akoma me një kontratë, por sipas Ramës së shpejti do të hapet gara për kë aks.

Rama: Është e vërtetë që ne kemi fokus vijë bregdetare dhe po ta shohësh pasqyrën e sotme mungon një komponent i rëndësishëm i këtij fokusi dhe për këtë ka një arsye. Sepse nëse një sërë investimesh janë bërë në zonë e bregdetin jon është sepse ka qenë në prapambetje dhe së dyti kemi një mundësi të rëndësishme për rritjen ekonomike në atë zonë.

Elementi kyç që lidhet me strategjinë e zhvillimit të vijës bregdetare është aksi Balldre-Milot dhe Fier duke kaluar përmes Thumanës dhe Rrogozhinës. Patjetër edhe aksi Milot-Muriqan është pjesë e përpjekjes që kemi bërë, është një investim kolosal, nuk e kemi finalizuar akoma me një kontratë të fillimit të punimeve sepse gara e hapur për realizimin e kësaj kontrate faktikisht nuk nxorri fitues pasi kompania nuk i plotësoi ato pika që sipas nesh ishin të panegociueshme. Gara do të hapet shumë shpejt dhe ai investim do të bëhet.
Balanca e investimeve në funksion të turizmit kemi investuar si asnjëherë më parë në Tropioja, Pukë, malësi të Madhe, po ashtu edhe në Dibër ku bëm realitet rrugën e Arbrit që ishte një ëndërr që sot po realizohet prej dhjetëra vitesh. Kemi investuar jo pak në zonën e Lezhës, nëse e shohim të shkëputur nga harta e infrastrukturës shqiptare kemi investuar si asnjëherë më parë. Është e vërtetë që kemi një lloj borxhi të pashlyer me të gjithë zonën por një borxh që do ta shlyejmë.
Hymë në zgjedhjet e 2013 si korridori blu dhe u përqeshëm shumë. Koridori blu hyri po me këtë term në programin e financimeve në BE. Në këtë pikë ne kemi një borxh të pashlyer me të gjithë zonën, por kemi të gjithë arsye të mendojmë se do ta shlyejmë sepse me rihapjen e garës do të kemi kompaninë e duhur që të bëjë realizimin e këtij projekti.
Përsa i përket pjesës brenda, janë bërë investime shumë të rëndësishme. Psh. është një investim i konsiderueshëm, 20 mln euro, për ujin pijshëm. Këto do të jenë zgjedhjet e fundit ku do të flitet për ujë, sepse brenda 2022 do të kemi të gjitha zonat urbane dhe ato më të popullarizuara, me ujë të pijshëm 24 orë. E vetmja zonë që mund të përfundoja në 2023 është Tiranë sepse aty investimet janë më të mëdha.
Ka një rëndësi kombëtare edhe rruga Shëngjin-Velipojë, kemi përfunduar të gjitha proceduarat fillimi i punimeve është çështje e një kohë shumë të afërt sepse jemi në procesin e lidhjes së kontratës me kompaninë. Duke hapur këtë rrugë ne do të kemi një kantier kombëtare por do të kemi edhe një bosht të ri, një shtyllë të re kurrizore në një zonë që ka një potencial të madh të zhvillimit turistik. Jemi duke nxitur investime të tjera për turizmin në zonën bregdetare.

Top Channel