SHBA, pasi kaluan 25 në burg, dëshmohet pafajësia e 3 personave

07/03/2021 08:15

George Bell, Rohan Bolt dhe Gary Johnson, arrestuar në SHBA para 25 vjetësh, u lanë të lirë pasi u bë e ditur se prokurorët “fshehën qëllimisht prova” që do të vërtetonin pafajësinë e tyre.

Tre personat janë akuzuar për vrasje të dyfishtë, të një oficeri policie i cili nuk ishte në detyrë në kohën e vrasjes, si dhe një sipërmarrësi.

Të akuzuarit kanë qenë në burg në shtetin amerikan të New York-ut që nga viti 1996, ndërsa tani janë liruar pas një vendimi të gjykatës.

Gjykata deklaroi se prokurorët në atë kohë kishin fshehur qëllimisht prova që vërtetonin pafajësinë e tyre dhe për këtë arsye pafajësia e atyre personave nuk mund të dëshmohej deri më tani.

Top Channel