Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.770 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 702 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,76 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 64 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në gjithsej 28.965 numrin e vdekjeve nga virusi.

Gjithashtu, 7.291 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, ndërsa deri më tani mbi 2,61 milionë pacientë të prekur nga COVID-19 janë shëruar. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer pothuajse 40 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 138.592 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.230. Më 14 janar, Turqia ka nisur një fushatë masive kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarët e lartë të vendit për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat.

Top Channel