Balla shpreh mirënjohje për mësuesit në Elbasan: Në mandatin e ri do të vijojmë investimet në infrastrukturën arsimore

07/03/2021 17:35

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla shprehu mirënjohjen e tij për mësuesit për festën e 7 marsit duke thënë se meritojnë vlerësim të pacmueshëm.

“Gjithçka që unë do të thoja pas jush nuk mund të shkonte asgjë mbi vlerësimin e paçmueshëm që meritojnë mësuesit në çdo cep të Shqipërisë, por profesioni i mësuesit në mbarë globin. Një libër, një laps, një mësues dhe një fëmijë mund të ndryshojnë botën dhe mirënjohja jonë për ju është gjithçka ju keni bërë për të ndryshuar Shqipërinë vit pas viti”, tha Balla.

Ndër të tjera, theksoi se nëse merr mandatin e tretë, qeveria Rama do të vijojë investimet në infrastrukturën arsimore.

“Mirënjohje dhe respekt mësuesve të Qarkut Elbasan. #NormaljaElbasanit

Përtej kësaj dere nisi misioni fisnik i mësimdhënies në gjuhen shqipe 

Për herë të parë që nga viti 2013, Qeveria Rama ka implementuar sistemin e vlerësimit dhe meritës ne arsim, duke çrrënjosur njeherë e mirë militantizmin e emërimeve të mësuesve dhe duke kthyer vëmendjen drejt Arsimit profesional

Në mandatin e ri do të vijojmë investimet në infrastrukturën arsimore, një ndër investimet më të rëndësishme në të ardhmen e një kombi”, shkroi Balla në Facebook.

Top Channel