E enjte, 01 Korrik 2021
15:57
Siguronin nga Italia euro false dhe i përdornin në Tiranë/ Arrestohen dy të rinjtë nga Kruja

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartëmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në kryeqytet

15:51
Fluturon ulët me parashutë, peshkaqeni ngrihet nga uji e i kafshon këmbën!

Fluturimi me parashutë prapë një varke u kthye nga një eksperiencë e këndshme në një makth për një 37-vjeçar jordanez.

15:49
Megjithë dëshminë shokuese të Britney Spears, gjykata refuzon heqjen e patronazhit të babait ndaj jetës së saj personale (fotot)

Gjykatësja që po kujdeset për çështjen e patronazhit ligjor të babait të këngëtares amerikane Britney Spears ka mohuar sot kërkesën e saj për heqjen e kontrollit ligjor ndaj çështjeve personale, megjithë dëshminë e saj emocionale për rifitimin e lirisë.

15:43
Listat/ 34 deputetë mbetën jashtë parlamentit, çfarë pritet të ndodhë në seancën e fundit plenare

Parlamenti ka hyrë në javën e fundit të punimeve. Në shtator opozita tradicionale pritet të zërë vendet e saj  në sallën e seancave plenare, por nëse Gjykata  Kushtetuese do kishte rrëzuar herësit e vendosur brenda listës para zgjedhjeve përbërja  e fushës së shahut politik do ishte krejt ndryshe.

15:37
Stuhi e tmerrshme breshëri në Francë, rrugët kthehen në lumenj akulli!

Në kohën kur pjesë të tjera të botës bëjnë llogaritë me një valë të nxehti ekstrem, të pazakontë për muajin qershor, një përkeqësim i menjëhershëm i kushteve atmosferike preku lindjen e Francës, ku një stuhi e dhunshme breshëri i i ktheu disa rrugë në lumenj akulli.

15:36
Festivali i dramës/ Në Maliq trupa teatrore nga 8 vende evropiane do interpretojnë në qytezën e vogël

Edicioni i 17 i festivalit ndërkombëtar të Monodramës Albamono në Maliq ka nisur me dokumentarin kushtuar mjeshtrit Dhimitër Orgocka, i cili u nda nga jeta këtë fillim viti.

15:31
“Ringjallja”/ Ekspozita me pikturat e Amarildo Rucit

Pikturat surrealite të artisitit Amarildo Ruci janë një veprim I ndjeshëm në shpirtin e tij. Ai zakonisht pikturon kur është I mërzitur.

15:28
“Keni një trashëgimi”/ Policia zbardh grabitjen e 100 mijë eurove. Në pranga një shqiptare

Një 30 vjeçare në Tiranë u arrestua pasi mashtroi persona të ndryshëm  me ndihmën e shtetasve të huaj duke u zhvatur 100 mijë euro përmes pretendimit të rremë se ishin trashëgimtarë të një pasurie.  Policia nisi hetimet pas kallëzimit nga një bankë e nivelit të dytë.

15:26
Aksioni për bregdetin, numër i vogël subjektesh pa leje

Në ditën e dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme, policia e Fierit ka vijuar punën në bregdetin e Pishë-Poros.

15:24
Durrës/ Tregtarët në protestë për projektin e rikonstruksionit të tregut të fruta perimeve

Investimi për rikonstruksionin e tregut të fruta-perimeve në Durrës ka sjellë reagimin e tregtarëve të tij.

15:21
Ndryshoi buxheti i vitit 2021/ Jepen para për vaksinat, rrugët dhe teatrin e ri

Parlamenti ka miratuar ndryshimet e buxhetit 2021, ndërhyrja e katërt që Financat kanë bërë përmes aktit normativ.

15:19
“Udhëtim pa kufij”, sot hyn në fuqi pasaporta jeshile e BE-së !

Me fillimin e korrikut, hyn në fuqi dhe pasaporta jeshile e BE-së: mjafton ta keni me vete, dhe nuk ka më asnjë kufizim për ata që duan të udhëtojnë.

15:19
Çuçi sqaron masat shtesë për Sorecën

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sqaron motivet për masat shtesë të sigurisë, të marra nga qeveria shqiptare, javën e kaluar për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. 

15:16
Sot nisi fiskalizimi/ Vetëm 34 mijë biznese. Pas një shtatorit nis faza e tretë

Nis sot faza e dytë e fiskalizimit për 34 mijë biznese në të gjithë vendit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tyre.

15:14
Masakra e rëndë mjedisore/ Plehrat hidhen në kanionet e Osumit, në Poliçan bashkia nuk ka as leje mjedisore

Bashkia Polican vetëm një vit më parë ndaloi së hedhuri plehrat e qytetit në kanionet e lumit Osum. Tani me Vendim të Këshillit Bashkiak, plehrat e Policanit  hidhen sërish në kanion por dy kilometra larg landfillit të parë.

15:11
Xi Jingping sfidon botën: Ka ikur koha kur talleshit me Kinën!

Presidenti i Kinës Xi Jingping përshëndeti kursin “e pakthyeshëm” të vendit të tij, nga një koloni e poshtëruar në një fuqi botërore sot.

15:09
Përplasje për lejet në plazhe/ “Pas 15 vitesh më kërkojnë që t’i liroj vendin tjetrit”

Sotir Tafili menaxhon prej 15 vitesh një strukturë shërbimi në plazhin e Nartës.  Këtë vit aplikoi në e-albania për të shfrytëzuar të njëjtën hapësirë, por që ishte skualifikuar e mësoi kur policia shkoi dhe i sekuestroi çadra e shezlongë.

15:04
Para “hundës” së NATO-s, Rusia bëhet gati: Teston sistemin e fuqishëm anti-ajror!

Rusia testoi gatishmërinë e sistemeve të saj të mbrojtjes ajrore të vendosura në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi nga Ukraina në 2014.

15:02
Kapshtica, ende e mbyllur/ Në Greqi u lajmërua se pika e kalimit me Shqipërinë do të hapej

Edhe pse u njoftua se pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të hapej për udhëtarët që duan të shkojnë në Greqi për arsye turistike apo familjare autoritetet greke ende nuk e kanë zyrtarizuar vendimin e tyre.

14:58
Iraku “vlon” në 50 gradë Celsius, Irani ndërpret energjinë elektrike

Pas temperaturave rekord në Kanada, ku i nxehti historik shkaktoi 230 të vdekur, termometri ka shënuar 50 gradë edhe në Irakun e varfër.

14:57
Sot lehtësohen kufizimet/ Ora policore nis në mesnatë, hapen sallat e koncerteve

Rikthehet jeta artistiko-kulturore ne vend si shfaqje, koncerte, teatro me prani të spektatorëve në ambiente të mbyllur, por me 30 % të kapacitetit.

14:50
Guvernatori Sejko takohet me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ja çfarë kanë diskutuar

Sot, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Qëllimi i takimit ishte prezantimi i Përfaqësueses së re të Përhershme të Zyrës së BERZH-it në Shqipëri, EkaterinaSolovova. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë, MatteoColangeli që përfundon me sukses mandatin e tij si Përfaqësues i Përhershëm i kësaj banke në Shqipëri.

14:48
Roaming, nga sot pa tarifa shtesë për qytetarët shqiptare!

Nga sot, hiqen tarifat Roaming për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk do të paguajnë më asnjë shtesë për shërbimet e ofruara në kuadër të telekomunikimit, siç janë telefonatat.

14:36
Tani dhe akullorja të bën ‘tap’/ Krijohet makineria që kthen birrën në ëmbëlsirën më të dashur të verës

Një birrë e ftohtë ose një lugë nga akullorja e preferuar janë perfekte por t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere

14:35
“Magazinë droge” në Korçë/ Policia arreston pronarin, përdoruesi i vë flakën kur shkon kontrolli

Një magazinë droge, e përshtatur me të gjitha kushtet për rritjen e bimëve narkotike është zbuluar në Korçë.

14:35
Shëngjin/ Bizneseve u lihet afat deri të hënën për të hequr shezlonget

Në zonën e Kunës në Shëngjin bizneset në vijën bregdetare po këshillohen nga ana e policisë bashkiake dhe atyre që nuk u është konfirmuar leja dhe kanë vendosur shezllonet. Atyre po u lihet afat deri të hënën për largimin e objekteve me dëshirë, në të kundërt do t’i largojë policia. Policia është në ditën e […]

14:23
Asnjë çadër pa leje/ Subjektet në Pogradec janë pajisur me autorizimin përkatës për shfrytëzimin e rërës

18 subjekte janë kontrolluar deri tani buzë liqenit në Pogradec dhe të gjitha janë në rregull me ligjin, sipas policisë.

14:21
FOTOT/ Deputetët në largim ‘mbërthejnë’ foltoren, çfarë nuk u pa nga seanca e sotme plenare

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parafundit e Parlamentit, ndërsa ajo që shënon mbylljen e këtij sesioni parlamentar do të mbahet më 7 korrik.

14:00
“Në shtator do shoh sesi do dridhni belin ju 2 balerinat e turpit të politikës shqiptare” Murrizi në Kuvend: Po rrisni borxhin publik, në dy seanca 400 mln euro hua

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me një vendim të qeverisë për marrjen e huave.

14:00
Aksioni për lirimin e plazheve/ Nis hetimi ndaj administratorëve që vendosën çadra e shezlongë pa leje në rërë

Një ditë pas aksionit për lirimin e hapësirave në plazhet e vendit, ka nisur ndjekja ligjore për personat që kishin ‘zaptuar’ rërës.

13:52
Autoritetet greke zbardhin vrasjen e shqiptarit/ E ekzekutoi bashkëkombësi për shkak të problemeve me djalin e  viktimës

Një grek dhe një shqiptar, të dy 32 vjeç janë ndaluar për vrasjen e bujshme të 54 vjeçarit, Edmond Llangozi në muajin janar përpara syve të fëmijëve të tij në Athinë.

13:51
Kuvendi miraton ndryshimin në buxhetin 2021

Kuvendi ka miratuar ndryshimin në buxhetin 2021 gjatë seancës së sotme plenare, e cila rezulton të jetë e parafundit.

13:49
Veliaj me kampionin e botës në gjimnastikën artistike Matvei Petrov: Na ndero edhe në Lojërat Olimpike!

Pasi u shpall kampion bote në Gjimnastikën Artistike për ngjyrat kuqezi, objektivi i radhës i gjimnastit rus, Matvei Petrov, tashmë është medalja e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike. Së bashku me trajnerin Alon Hasa, sportisti rus, i cili përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka marrë përgëzimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

13:40
Arritje votimi i shkarkimit të Metës, Spiropali: Uroj që dielli i nxehtë ta ketë pjekur sado pak PD

Ministrja Elisa Spiropali e ka konsideruar arritje votimin në Kuvend të shkarkimit të Presidentit Ilir Meta duke e quajtur përdhosës të Kushtetutës.

13:37
Malësi e Madhe/ Arrestohen dy persona, procedohen penalisht edhe dy të tjerë. Ja për çfarë akuzohen

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga dy persona si dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.

13:35
Ja si do të duket markata e re e Durrësit/ Tregtarët do të zhvendosen gjatë periudhës së punimeve, por ankohen për mungesë kushtesh

Tregtarët e markatës së Durrësit kërkuan paraditen e sotme 2 muaj afat për t’u zhvendosur në tregun provizor.

13:14
Vrau Klodian Rashën me plumb pas shpine/ Shtyhet seanca më 14 korrik për Nevaldo Hajdarajn

Seanca gjyqësore për Nevaldo Hajdarajn është shtyrë për në datën 14 korrik pasi mungonte njëri nga anëtarët e trupës gjyqësore.

13:11
Policia me dorë të hekurt në bregdet/  Në Golem dhe Spille hiqen 1292 çadra dhe 2584 shezlongë

Policia është duke vijuar aksionin për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

13:10
S’do të jetë në shtator, Hajdari: Çlirojeni vendin nga ky mallkim 30 vjeçar dhe jepini shqiptarëve atë që meritojnë

Rudina Hajdari, e cila nuk do të jetë më deputete në legjislaturën e ardhshme kishte një thirrje për të gjithë politikanët që të çojnë vendin përpara.

13:01
Forumi i Prespës për Dialog/ Xhaçka: Gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit, prioritet të drejtat e grave e vajzave

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare organizuar në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

12:56
Voltana Ademi: Nuk ka ndodhur kurrë që plazhi të mos i ketë të ndara hapësirat në 1 korrik, vetëm 4 kontrata janë lidhur

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi është shprehur mos dhënia e lejeve për përdorimin e hapësirave në plazh ka shkaktuar mosmarrëveshje mes subjekteve.

12:43
“Mashtrimi i trashëgimisë”/ Goditet grupi kriminal kibernetik! Skema se si 30-vjeçarja shqiptare me 3 të huajt përfituan 100 mijë euro

Një grup kriminal që 100 mijë euro përmes mashtrimit kibernetik është goditur nga forcat blu.

12:40
Ndryshimet në buxhetin e shtetit, Denaj në Kuvend: Të krijohet hapësira për mbështetjen e qytetarëve

Ministrja e Financave Anila Denaj nga foltorja e Kuvendit ka argumentuar sërish ndryshimet në ligjin organik të buxhetit dhe ndryshimin e buxhetit të shtetit.

12:27
8.8 mln euro grante nga Zvicra për trajnimin profesional të të rinjve/ Meta dekreton marrëveshjen

Zvicra do t’i japë vendit tonë 8.8 milionë euro grant për trajimin profesional të të rinjve, marrëveshje që parashikohet të realizohet deri në gusht të vitit 2023.

12:19
Në ndjekje penale për plazhet/ Dhjetëra administratorë të proceduar nga veriu në jug

Operacioni që nisi pas masakrës për një plazh në Velipojë, fundjavën e kaluar ka pasur si rezultat në ditën e parë dërgimin për ndjekje penale të dhjetëra administratorëve nga veriu në jug.

12:03
Tjetër marrëveshje me Pfizer për 23,400 doza vaksine, Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni, jemi në alert nga varianti Delta

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka bërë me dije sigurimin e 23,400 dozave të tjera vaksinash nga kompania Pfizer, pjesë e marrëveshjes që qeveria shqiptare ka me instrumentin COVAX.

11:58
Prezantimi i agjentëve të BKH-së/ Ambasadorja e SHBA-së takon Krajën dhe Hajnajn

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur sot në SPAK, ku po zhvillon një takim me kreun e SPAK Arben Kraja dhe drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnajn.

11:30
Prej muajsh nën hetim nga SPAK/ Me kokainë në makinë, arrestohet polici me dy bashkëpunëtorët (Emrat)

Efektivi i policisë së Komisariatit Nr.2 në Tiranë Elefterios Sullaj është vënë në pranga bashkë me dy të tjerë, njëri prej tyre në arrest shtëpie, pasi iu gjet në makinë kokainë.

11:22
Dita e dytë e aksionit për lirimin e vijës bregdetare/ Vihet nën hetim 50-vjeçarja, hiqen 60 shezlongë dhe 30 çadra

Një 50-vjeçare është vënë nën hetim në Velipojë pasi kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.

11:12
Lezhë/ “Fiat-i” del nga rruga dhe bie në kanal

Një mjet tip “Fiat” ka humbur kontrollin në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë dhe ka përfunduar në kanal.

11:03
Zunë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra pa leje, nën hetim 7 persona në Durrës

7 administratorë subjektesh po hetohen në Durrës, pasi kishin vendosur çadra dhe shezlong në zonën e rërës, pa marrë më parë lejen përkatëse.

10:59
Hyn në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm TPL, ja çfarë parashikon

Ligji i ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili parashikon disa ndryshime të rëndësishme hyn në fuqi ditën e sotme.

10:51
Aksioni për lirimin e plazheve në jug, nën hetim 8 administratorë lokalesh

8 administratorë lokalesh po hetohen për shfrytëzim të pronës publike, në plazhet e jugut.

10:45
Masakra e Velipojës me 4 të vrarë/ Burg për dy të plagosurit, Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “Arrest në burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Elmilind Dylin, dy personat që mbetën të  plagosur në masakrën për hapësirën e plazhit që shkaktoi katër të vdekur.

10:38
Bashkëpunimi i policisë Kosovë- Shqipëri gjatë sezonit turistik/ Takohen sot Veliu dhe Mehmeti

Bashkëpunimi mes policisë së Kosovës dhe Shqipërisë vijon edhe gjatë sezonit veror, ku pushues të shumtë kosovarë vijnë të kalojnë periudhën verore drejt bregdetit shqiptar.

10:18
Drejt Dubait me 15 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 37-vjeçari nga Kosova

Një 37-vjeçar nga Kosova është vënë nën hetim në Rinas për mosdeklarim të 15 mijë eurove në kufi.

10:16
Durrës, bashkia ka caktuar vend të ri për tregun e fruta-perimeve, tregtarët protestojnë: Edhe bagëtia futet në hije, ne po na nxjerrin jashtë!

Tregtarët e fruta-perimeve kanë dalë në protestë paraditen e sotme në Durrës, duke kundërshtuar lëvizjen e tregut.

10:09
Nis lëvizja e trageteve në portin e Sarandës dhe Korfuzit

Nis lëvizja e trageteve në portin e Sarandës dhe Korfuzit

10:05
Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e  punimeve të Kuvendit/ Seanca e fundit plenare më 7 korrik

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

09:57
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në plazhe/ Nën hetim 13 administratorë lokalesh në Darzezë

13 administratorë subjektesh janë vënë nën hetim për veprën penale të “Pushtimit të tokës”, në zonën e Semanit.

09:48
Lehtësimi i masave anti-COVID/ Manastirliu: Të jemi vigjilentë ndaj variantit Delta

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

09:41
Veliaj në Amerikë, takon Michael Granoff/ Në fokus transformimi i Piramidës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në vizitën e tij në Amerikë, ka takuar drejtuesin e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff.

09:33
Zjarri vijon të shkatërrojë pemët në Malin e Tomorrit/ Pamjet e zjarrfikësve duke luftuar me flakët

Flakët në kurorën me pisha në malin e Tomorrit vijojnë të jenë prezente.

09:30
Arrestohet bashkëpunëtori i Navalnyt

Një bashkëpunëtor i politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, është ndaluar në aeroportin e Moskës.

09:22
Kultitiv kanabisi, arrestohet 58-vjeçarja, në kërkim bashkëshorti

Një 58-vjeçare është vënë në pranga dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj për kultivim kanabisi.

09:09
Përplasi me makinë 61-vjeçaren, arrestohet shoferi në Durrës

Një 42-vjeçar është arrestuar sot në Durrës, pasi dyshohet se përplasur me makinë një qytetare.

09:01
Një orë më shumë liri/ Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID

Sot me 1 korrik hyn në fuqi ora e re policore, e cila shtyhet deri në orën 24:00.

08:49
Identifikohet viktima që u mbyt dje në det/ Ishte shtetas serb, kishte ardhur për pushime në Durrës

82-vjeçari, që u mbyt një ditë më parë në Plazhin në Durrës, është shtetas serb.

08:37
Pandemia goditi turizmin/ Parashikohen 4 trilionë dollarë humbje në këtë sektor

Humbjet ekonomike janë duke u rritur në shtetet në zhvillim, për shkak të mungesës së vaksinave kundër Covid 19.

08:22
Durrës/ Merr flakë kabulli elektrik, digjet në këmbë 43-vjeçari

Një 43-vjeçar është dëmtuar në këmbë, pasi një kabull elektrik, në një shtëpi të pabanuar u përfshi nga flakët.

08:12
Kryqi i Kuq: Qindra fëmijë po mbahen në burgjet e Sirisë!

Kryq i Kuq Ndërkombëtar tha se qindra fëmijë janë të burgosur në burgjet e të rriturve në Sirinë verilindore.

08:02
Ndahet nga jeta ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes/ Basha: Nderojmë kontributin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulizm Basha, nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka shprehur mirënjohjen ndaj ish-Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.

07:40
Parashikimi i motit/ Muaji korrik vjen me mot me diell dhe ulje të lehtë temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

E mërkurë, 30 Qershor 2021
23:07
S’ndalet masakra mjedisore në Durrës, shihni si digjen plehrat në mes të rrugës

Qyteti i Durrësit po përjeton masakër mjedisore, pasi ngado të hedhësh sytë sheh vetëm grumbuj me plehra. Ndërsa kemi nisur edhe sezonin turistik këto pamje që po shihni nuk janë aspak të favorshme për turistët.

23:06
Tiranë/ Gjendet një person i pajetë pranë rezervuarit, dyshimet e para të policisë

Një 74-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë rezervuarit në fshatin Palaq, Prezë.

22:56
Krasniqi: PDK do të rritet e reformohet për të rifituar besimin e qytetarëve për ta zhvilluar vendin

Kandidati për kryetar të ri të PDK-së, Memli Krasniqi, në emisionin Pressing të T7, ka folir për vizionin e tij të ri për ta rikthyer PDK-në me besimin më të madh qytetar në vend.

22:55
Rey Manaj e ka ndarë mendjen/ Sulmuesi kuqezi do të largohet nga Barcelona

E ardhmja e Rey Manajt është larg Barcelonës dhe me shumë mundësi edhe larg Spanjës. Arsyet janë të thjeshta; nga La Liga ekipet që janë interesuar për të janë “të dorës së dytë” dhe që janë refuzuar nga lojtari dhe e dyta klubi synon që të arkëtojë sa më shumë për kartonin e tij.

22:49
“Subvencionet 2021”, arrestohen edhe 21 zyrtarë shtetërorë

21 zyrtarë shtetërorë janë arrestuar në aksionin e sotëm policor në lidhje me dyshimet për mashtrim me subvencione, rast ky tashmë i njohur për opinionin si “Subvencionet 2021”. Ky aksion është zhvilluar sot qysh nga mëngjesi në pesë qytete të ndryshme të Kosovës duke filluar në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog.

22:40
Italiani që bëri dasmën me çek fals, flet administratori i hotelit: Dukej mashtrues! As makinën me qira nuk e ka paguar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një hotel në jug të vendit, ku një shtetas italian është martuar me një shtetase shqiptare dhe ka ikur pa paguar lekët e dasmës.

22:37
Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, lejohet lëvizja deri në 00:00

Ditën e nesërme, 1 korrik, do të hyjnë në fuqi masa të reja anti-Covid.

22:36
Kanada, sërish gjenden varre të paregjistruara fëmijësh pranë një shkolle kishtare

Në afërsi të ish-Shkollës Misionare St. Eugene në provincën British Columbia të Kanadasë janë gjetur 182 varre të paregjistruara.

22:33
Lavrov: Bisedimet Rusi-SHBA për kontrollin e armëve mund të fillojnë në korrik

Rusia pret që bisedimet e reja me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve të fillojnë nga mesi i muajit korrik, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

22:17
Ndahet nga jeta ish-shefi i Pentagonit, Donald Rumsfeld

Donald Rumsfeld, i cili shërbeu dy herë si sekretar i mbrojtjes si dhe konkurroi si kandidat për president i Shteteve të Bashkuara, u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.

22:17
Zyrtare, Rafa Benitez trajneri i ri i Everton!

Everton gjen pasuesin e Carlo Ancelottit.

21:53
Ish-aktorja e njohur amerikane gjykohet si tutore e ‘skllaveve’ të kultit të seksit (fotot)

Është thuajse e pabesueshme edhe me standardet e dramave televizive.

21:46
Ambasadori Reeker në Tiranë, takim me Ramën e Bashën, por jo me Metën

Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

21:45
Lirohet nga burgu komediani Bill Cosby, i dënuar për sulm seksual

Bill Cosby u lirua nga burgu pasi gjykata më e lartë e shtetit të Pensilvanisë shfuqizoi dënimin e tij për sulm seksual.

21:41
“40 ditë në terapi intensive”/ Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë për trinjakët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në facebook ka dhënë lajmin e mirë se trinjakët, Roi, Ajsi dhe Ersa janë tashmë jashtë rrezikut për jetën.

21:29
Momenti i frikshëm, peshkaqeni hidhet dhe kafshon parashutistin në këmbë (Pamjet)

Një parashutist arriti t’i shpëtojë vdekjes në Detin e Kuq kur u sulmua nga peshkaqeni.

21:29
Shkon në 16 numri zyrtar i viktimave në Sërfsajd të Floridës

Katër trupa të tjerë u gjetën në rrënojat e një kulle të shembur në Florida, tha një zyrtar të mërkurën, duke e çuar numrin e të vdekurve nga kjo katastrofë në 16 persona.

21:23
Statuja e re e Lirisë mbërrin në Nju Jork nga Franca

Një model i ri, më i vogël i Statujës së Lirisë mbërriti të mërkurën në ishullin Ellis në Nju Jork, një dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga Franca, 135 vjet pasi ai vend i dhuroi Shteteve të Bashkuara Statujën origjinale të Lirisë.

21:14
Sherr në Pogradec/ Dy persona të dehur zihen për motive banale, plagoset njëri prej tyre

Dy persona janë përfshirë në një konflikt fizike në qytetin e Pogradecit dhe për pasojë është plagosur njëri prej tyre pasi ka marrë goditje me sende të forta.

21:04
Guterres i bën thirrje SHBA-së që të heqë sanksionet ndaj Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që t’i rikthehen kushteve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

21:02
Adoleshenti mbyt babanë e alkoolizuar gjatë tentativës së ‘pagëzimit për ta shëruar’ (fotot)

19 vjeçari Jack Callahan, ka thënë në polici se nuk është fajtor për vrasjen e babait të tij pasi ishte duke tentuar ekzorcizëm për të larguar prej tij “demonin e alkoolit” të quajtur “Dani i lig”. Trupi i Scott Callahan u gjet në fund të liqenit Creek Pond, në Boston, SHBA.

20:48
Tiranë/ Plas bombola e gazit në shtëpi, nënë e bir dërgohen me urgjencë në spital

Një bombol gazi ka plasur në një banesë në rrugën “Ali Kelmendi” në Tiranë.

20:41
Fiks Fare/ Tregtimi i shpendëve, ministria i lejon të shiten në treg, Bashkia e Elbasanit i ndalon!

Një grup tregtarësh, të cilët shesin shpendë të gjalla në Elbasan, u ankuan në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” për një problem me bashkinë, e cila nuk “njeh” urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë.

20:39
Ndodh e papritura/ Merret vendimi drastik në Europian, në sfidën Angli-Ukrainë do të…

Jemi në prag çerekfinalesh në Euro2020, pas disa ndeshjeve spektakolare të ditëve të fundit.

20:35
Zjarri në malin e Tomorrit vazhdon të përhapet, kërkohet ndihmë nga ajri me helikopter

Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme Malit të Tomorit persona të pa identifikuar i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha në mal.

20:24
Tensione të brendshme te Franca, Zidane projektohet si pasues i Deschamps!

Jo vetëm eliminimi nga kampionati Europian te Franca kanë shpërthyer edhe debatet e brendshme.

20:23
Fiks Fare/ Ujërat e zeza derdhen në lumin Buna, Bashkia e Shkodrës hesht

Dhjetëra banorë të Shkodrës janë ankuar në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” për erën e rëndë në shëtitoren mes dy urave mbi lumin Buna.