Rumi i ndaluar, nga Nevit O. Ergin dhe WillJohnson, të cilët përzgjodhën dhe përkthyen nga persishtja poezitë e ndaluara të Rumit, duke na dhënë përmbledhjen e parë me poezitë heretike dhe më të çlira të tij, të përkthyera për herë të parë në shqip nga Ukë Buçpapaj.

Dy fjalë për autorin

Lindi 814 vjet më parë, ndërsa ka ndjekës në mbarë botën. Vargjet mahnitëse të Jalalad-Din Muhammad Rumit – poetit persian dhe mjeshtrit sufist që lindi më 1207 – janë shitur në miliona kopje në vitet e fundit, duke e bërë atë poetin më të njohur në ShBA. Në nivel global, adhuruesit e tij janë një ushtri më vete. “Ai është figurë bindëse, në të gjitha kulturat”, thotë BradGooch, autor i një biografie të Rumit.

“Harta e jetës së Rumit mbulon 2.5 mijë milje”, shton Gooch, i cili ka udhëtuar nga vendlindja e Rumit në Vakhsh, një fshat ky i vogël në atë që tani njihet si Taxhikistan, pastaj në Samarkand të Uzbekistanit, në Iran dhe në Siri – ku Rumi studioi në Damask dhe në Alepo në të njëzetat e tij. Ndalesa e tij e fundit ishte Konia në Turqinë e sotme, ku Rumi i kaloi 50 vjetët e fundit të jetës. Në kohët e sotme varri i Rumit tërheq ndjekës dhe burrështetas për çdo vit, në një ceremoni të dervishëve rrotullues që mbahet më 17 dhjetor (që është data e vdekjes së tij).

Momenti vendimtar në jetën e Rumit ndodhi më 1244, kur e takoi një mistik endacak të njohur si Shamsi i Tabrizit. “Rumi ishte 37 vjeç, një predikues dhe studiues tradicional mysliman, siç kanë qenë babai dhe gjyshi i tij”, thotë Gooch. “Të dy ata e kishin një miqësi të çuditshme, për tre vjet me radhë – dashnor e i dashur ose dishepull e sheik, kjo kurrë nuk është e qartë”. Rumi u bë mistik. Pas tre vjetësh Shamsi u zhduk – “ndoshta u vra nga një djalë xheloz i Rumit, ndoshta për t’ia dhënë Rumit një mësim të rëndësishëm për ndarjen”. Rumi e përballoi këtë duke shkruar poezi. “Pjesa më e madhe e poezisë që kemi sot vjen nga mosha 37 deri në atë 67 vjeçare. Ai ia dedikoi Shamsit tre mijë këngë dashurie, profetit Muhamed dhe Zotit. I shkroi dy mijë rubajate, me strofa me katër rreshta. Me strofa me dy rreshta e shkroi epikën shpirtërore në gjashtë vëllime, “Masnavi”.
Gjatë këtyre viteve, Rumi e përfshiu poezinë, muzikën dhe vallëzimin në praktikën fetare. “Rumi rrotullohej teksa meditonte e kompozonte poezi të cilën ai i diktonte”, shton Gooch. “Kjo u kodifikua pas vdekjes së tij në vallëzimin elegant meditues”. Shumë shekuj pas vdekjes së tij, vepra e Rumit recitohet, këndohet, vendoset në muzikë dhe përdoret si frymëzim për romane, poezi, muzikë, filma, video në YouTube dhe “cicërima”.

Pse reziston puna e Rumit?

“Është poet i gëzimit dhe i dashurisë”, thotë Gooch. “Puna e tij vjen prej trajtimit të ndarjes nga Shamsi, nga dashuria e burimi i krijimit, si dhe nga përballja me vdekjen. Mesazhi i Rumit depërton dhe komunikon. Një herë e pash një afishe në veturë, me vargje të Rumit: Përtej ideve të keqbërjes dhe mirëbërjes është një fushë. Do të të takoj atje.

Rumi është poet dhe figurë shumë misterioze dhe shumë provokuese për kohën tonë, teksa po mbërthehemi me të kuptuarit e traditës sufiste dhe kuptimin e natyrës së ekstazës dhe të devocionit, si dhe me fuqinë e poezisë.

Dhe, gjithashtu, të traditës homoerotike, e konsumuar ose jo ajo. Ai është në traditën e gjatë të parashikuesve ekstazikë – që nga Safoja e deri te
Waltwhitmani. Përgjatë kohës, vendit e kulturës, poezitë e Rumi artikulojnë atë që ndihet të jesh gjallë. Dhe, ato na ndihmojnë të kuptojmë kërkimin tonë për dashurinë dhe ekstazën në spiralen e jetës së përditshme.

Freskia e tij befasuese imagjinative. Përkatësia e thellë që ne ndjejmë se po e kalojmë. Sensi i tij i humorit. Gjithmonë ka një lojë argëtuese [të përzier] me urtësinë.

Top Channel