Omicron i prish planet Bill Gates, anulon pushimet e Krishtlindjeve

22/12/2021 22:45

Bill Gates ka anuluar planet e tij për Krishtlindje, për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve për shkak të mutacionit të Omicron. Ai thotë se “ndoshta jemi në fazën më të vështirë të pandemisë”.

Në një postim në Twitter, miliarderi dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, njoftoi se ai anuloi pushimet e tij të Krishtlindjeve për shkak të valës së re të pandemisë e cila është afër qoshes.

Më në detaje, Bill Gates, fondacioni i të cilit po bën përpjekje të mëdha për të luftuar Covid-19, shkroi në Twitter: “E di që është zhgënjyese të kesh Krishtlindje me covid edhe këtë vit. Por gjërat nuk do të jenë kështu përgjithmonë. Një ditë do të përfundojë pandemia dhe sa më mirë të kujdesemi për njëri-tjetrin, aq më shpejt do të vijë kjo kohë.”

Madje, miliarderi vlerësoi se vala aktuale e pandemisë do të përfundojë në mars të vitit të ri, sepse mutacioni i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi marramendëse .

“Këta muaj mund të jenë të vështirë, por unë ende besoj se nëse marrim hapat e duhur, pandemia mund të përfundojë në vitin 2022,” i tha Gates duke parashikuar se nëse omicron do të vazhdojë të përhapet me këtë ritëm, së shpejti, mutacioni i ri Covid-19 do të gjendet “në çdo vend të botës”.

“Ndërkohë, megjithatë, ne të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin, veçanërisht për më të rrezikuarit, qofshin ata në rrugë apo në një vend tjetër. “Për këtë, vishni maska, shmangni përqëndrimet e mëdha në ambiente të mbyllura dhe më e rëndësishmja vaksinohuni”, thekson ai.

Top Channel