“Të dhënat nuk dolën nga qeveria”/ Reagimi i ministrisë së Financave: Denoncim zyrtar në prokurori

22/12/2021 18:51

Qeveria hodhi poshtë akuzat se dokumenti me pagat e 630 mijë qytetarëve ka dalë nga Ministria e Financave.

Zëdhënësi i qeverise Endri Fuga sqaroi se databazi i të dhënave që po qarkullon në mënyrë ilegale ka të dhëna të ndryshme nga dokumentet zyrtare.

“ Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport dixhital i databazës së pagave për periudhën janar – prill 2021 në fushat e dokumentit të hedhur në qarkullim. Dokumenti ka një numër të ndryshëm nga personat e deklaruar dhe është bashkim i disa copave të ndryshme. Po ashtu databaza digjitale zyrtare e të dhënave të disponueshme nuk e përmban fushën “Emri i Plotë” siç lexohet në këtë dokument ilegal. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur prej rreth një muaji termat e referencës për procedurën e hapur ndërkombëtare të auditimit për efekt të çertifikimit me standartet ISO të sistemit informatik të tatimeve, e cila shpallet zyrtarisht javët e ardhshme”.

Ministria e Financave po bën gati kallëzimin për organin e akuzës, për zbardhjen sipas saj të ndërhyrjes kriminale në të dhënat personale te qytetarëve.

Top Channel