“Omikron nuk prek shumë mushkëritë”/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk e shikon problematik mutacionin e ri

22/12/2021 19:07

Epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk e sheh shqetësues futjen e mutacionit Omicron në vendin tonë, përkundrazi mund ta ulë situatën shprehet ai.

Studimet e kryera në vendet e prekura tregojnë se omicron nuk i prek shumë mushkritë ndaj nuk shfaq klinike të rëndë.

Në lidhje me vdekjet Alimehmeti thotë se mungojnë të dhënat.

Humbje jete ka si në mosha të reja ashtu dhe mosha të medha ,por kjo për shkak të mos vaksinimit nga moshat e reja dhe rënies së imunitetit tek moshat e mëdha, pasi imuniteti nga vaksinat zgjat vetëm 6 muaj dhe ritmet e e vaksinimit me dozë të tretë nuk janë ato të pritshmet thotë Alimehmeti.

Top Channel