“Konsultohemi me shqiptarët për 2022”/ Rama: S’kam ndërmend të merrem me kufomat grata-nongrata e dordolecë

23/12/2021 00:59

Kryeministri Edi Rama njoftoi se duke filluar nga dita e enjte qeveria do të nisë një konsultim me qytetarët ku më pas do të marrë vendime për vitin e ardhshëm.

“Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!”- tha Rama.

Kryeministri tha se vendi po kalon një situatë të mirë ekonomike dhe të qetë nga ana e panemdisë. Rama përshëndeti dhe arrestimete e fundit të SPAK, që sipas tij po jep sinjale inkurajuese.

“Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!”- vijoi kryeministri.

Edi Rama tha se këto projekte për 2022 do t’i bëjë me shqiptarët.

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, Vuqiqin!”- tha Rama.

Top Channel