Ka shkuar mbi 810 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 212 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 810 mijë e 164.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 51,27 milionë, me 174.174 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,23 milionë raste të konfirmuara dhe 75.878 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 241 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 204 milionë dozën e dytë dhe mbi 62 milionë kanë marrë tre doza.

Top Channel