Lulelakra, brokoli, sallata dhe spinaqi janë disa nga perimet që janë rritur deri 1000 lekë të vjetra për kg, këto ditë në prag të festave të fundvitit.

“Do t’i bëj pazaret pas festave, mbase bien pak çmimet. E fundit është rritur domatja. Ka shkuar 120 lekë kg.

Bulmeti, vezët janë rritur. Djathin e merrja 700 lekë, tani e blej 800 lekë. Gjelin nuk e dimë sa ka shkuar.

5000 lekëshin e bonusit e morëm dhe avulloi.

Të shtrenjta të gjitha, nga buka, perimet, frutat, mielli, sheqeri, vaji.

Rrogat në vendnumëro. Nafta në qiell, gazi po ashtu.

Ne jemi pensionistë. Po blejmë nga pak, se nuk i bëjmë dot ballë çmimeve.

Janë rritur të gjitha me 100, 200, 300 lekë të vjetra”.

Top Channel