Real Madrid ia ka dalë të fitojë edhe pse mes vuajtjesh ndeshjen në transfertë ndaj Atlethic Bilbaos me rezultatin 1-2. Madrilenët në fakt bënë një start fantastic teksa në harkun e shtatë minutave të para të sfidës, gjetën dy herë rrugën e rrjetës me anë të Karim Benzema. Megjithatë, vendasit qëndruan në lojë dhe nuk u shpërqëndruan, madje në minutën e 10 shkurtuan diferencat me anë të Sancet.

Në vazhdim, ishin lojtarët e Bilbaos ata që diktuan ritmin, megjithatë të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti bënë më të mirën në fushë duke ruajtur avantazhin, ndërsa herë pas here me anë të shpejtësisë së Hazard dhe Benzema provuan të mbyllnin takimin por nuk ia dolën me sukses.

Ndërkohë, në fundin e ndeshjes, duke shfytëzuar edhe humbjen e ekuilibrit te ekipi kundërshtar, Kroos dhe Jovic patën mundësi të arta për të realizuar golin e tretë, por u ndalën nga ana e portierit Agirrezabala. Gjithsesi, tre pikët i takuan madrilenëve dhe pas kësaj ndeshje, Los Blancos ruajnë kryesimin e La Liga-s, teksa janë në kuotën e 46 pikëve, ndërsa nga ana tjetër, Bilbao mbetet nqë vendin e 10 me 24 pikë.

Top Channel