Ka vdekur gjinekologu i njohur kosovar, Sejdullah Hoxha, njëherësh edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, me anë të një statusi në ‘Facebook’.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë muarëm lajmin se ka ndërruar jetë ish deputeti i legjistaturës së parë në Kuvendin e Kosovës, miku dhe bashkëpuntori ynë politik në PDK dhe më vonë në Nisma, Prof. Dr. SEJDULLAH HOXHA!

Ngushëllime familjes Hoxha, të gjithë miqëve dhe bashkëpunëtorve profesinal e politik!”, thuhet në postimin e tij.

Top Channel