Eduard Halimi rikthehet në politikë, emërohet në postin e koordinatorit të posaçëm politik në PD

07/03/2021 14:08

Eduard Halimi është rikthyer në politikë!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike është emëruar në postin e koordinatorit të posaçëm politik në PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se ish-deputeti i PD-së u largua nga politika në shkurt të vitit 2018, ku njoftonte se do t’i përkushtohej një projekti në Ballkan të së drejtës ndërkombëtare private.

Halimi ka qenë deputet i Partisë Demokratike gjatë tre legjislaturave. Ai ka shërbyer edhe si Ministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes Berisha.

Top Channel