Shpërthejnë protestat në Suedi/ “Nuk i duam masat izoluese”

07/03/2021 13:42

Qindra persona protestuan në Stokholm kundër masave të paraqitura për luftën ndaj pandemisë së koronavirusit, duke shkelur kështu një rregull persa u përket tubimeve publike.

Protesta nuk ishte e autorizuar. Pak pasi protestuesit janë mbledhur në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, atyre iu kërkua të shpërndahen. Por turma nuk u bind…

Protesta e quajtur Liri Suedi, është thirrur nëpër disa grupe në rrjetet sociale, ku mbështetësit kanë shprehur hapur kritika rreth kufizimeve dhe informacioneve të ofruara nga autoritetet.

“Njerëzit janë ngopur me këto kufizime që janë të pabazuara. Neve praktikisht po na shkelen liritë. Dikush mund ta vërë në pikëpyetje këtë që bëmë, por ne e bëmë paqësisht, dhe për këtë jam e lumtur”.

Disa protestues janë parë edhe me pankarta kritike për vaksinimin. Nga sa pohojnë autoritetet, deri të premten, dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit e ka marrë rreth 7 për qind e popullsisë së rritur në Suedi. Vendi me 10.3 milionë banorë ka regjistruar 13,003 vdekje nga koronavirusi.

Top Channel