Tiranë/ 30-vjeçarja i jep fund jetës, vetëhidhet nga kati i tretë i pallatit

07/03/2021 16:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.

Një 30-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia në katin e tretë të pallatit ku banonte. Mbetet e paqartë përse vendosi të kryente këtë akt tragjik, por paraprakisht dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 07.03.2021, rreth orës 15:55, në rrugën “Don Bosko” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 3-të të pallatit ku banonte shtetasja S. K., rreth 30 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor”, njofton policia.

Top Channel