07:45
88.6 mijë të dypunësuarve u “ulen” pagat: Duhet të…
Të gjithë të punësuarit, që gjatë vitit 2020 kanë pasur dy punë, pavarësisht shumës që janë paguar në secilën prej tyre, do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 prill 2021. Kjo do të sjellë automatikisht rritje të tatimit të të ardhurave për këtë kategori, pasi do të përjashtohen vetëm njëherë nga TAP zero deri në kufirin e 30 mijë lekëve dhe nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23% (duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit).