E shtunë, 17 Korrik 2021
03:13
Ndodh në Australi/ Rritet numri i personave të vaksinuar që janë infektuar me Delta

Epidemiologët në Australi paralajmërojnë për infeksione të reja, më depërtuese të COVID-19 dhe se një numër në rritje i personave plotësisht të vaksinuar që janë të infektuar me variantin Delta.

02:48
OBSH thirrje Kinës: Më shumë transparencë!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë më shumë në fazën e dytë të hetimit lidhur me origjinën e COVID-19.

02:19
Orban: Hungaria do të aplikojë dozën e 3 të vaksinës kundër Covid-19

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban njoftoi se doza e tretë e vaksinës do të administrohet në vend si pjesë e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

01:57
Kulla Eiffel në Paris rihapet për vizitorët

Monumenti emblematik i Parisit, Kulla Eiffel, rihapi sot dyert për vizitorët, tetë muaj pasi u mbyll për shkak të bllokimit nga COVID-19.

01:33
Ishulli Samos në flakë/ Evakuohen banorët, por edhe pushuesit nga hotelet

Për të dytën ditë dhjetëra zjarrfikës po përpiqen për të vënë nën kontroll një zjarr të madh pranë një prej vendpushimeve më të njohura turistike në ishullin lindor të Egjeut Samos.

01:11
Hapet baypass i Vlorës/ Do të lehtësojë trafikun gjatë pikut të sezonit turistik në jug të vendit

Pasditen e së premtes është hapur baypass-i i Vlorës, një aks shumë i rëndësishëm sidomos gjatë sezonit të verës, kur lëvizja drejt jugut është e madhe dhe krijoheshin rradhë kilometrike të automjeteve.

00:54
Milan pa frena/ Giroud kryen vizitat mjekësore, priten Diaz e Ballo-Toure

Ditë “të nxehta” merkatoje në shtëpinë e Milanit, pasi Olivier Giroud ka mbërritur në qytet dhe paraditen e sotme është paraqitur në klinikën La Madoninna për të kryer vizitat mjekësore rutinore.

00:32
Merkato e futbollit/ Derbi londinez për Aouar, Rugani e Demiral drejt largimit nga Juve

Ekipet kanë nisur përforcimet për sezonin e ri futbollistik. Kjo merkato vere deri tani ka qenë mjaft interesante, por pandemia ka akoma gjurmët e saj tek financat e klubeve. Më poshtë po ju paraqesim disa lëvizje të fundit në merkato.

00:10
Inter aktiv në merkato, Keita dhe Nandez për të kënaqur Inzaghin

Simone Inzaghi vijon punën përgatitore me Interin dhe sheh t’i plotësohet organika nga dita në ditë, ndërsa drejtuesit e klubit janë të angazhuar maksimalisht për të bërë më të mirën në këtë periudhë merkatoje.

E premte, 16 Korrik 2021
23:56
Kontrata e re e Messit bën Ronaldon futbollistin më të paguar në botë

Sfida e përjetshme mes Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit luhet në të gjitha frontet, edhe atë ekonomik. Një nga motivet për të cilin sulmuesi portugez la Realin e Madridit ishte pikërisht rroga, jo se në Spanjë nuk e paguanin mjaftueshëm, (23 milionë euro në vit nuk mund të konsiderohen pak), por në krahasim me argjentinasin e Barcelonës përfitimi ishte më i ulët.

23:45
“Nuk mundem më”, ish futbollisti i Real Madrid dhe Argjentinës tërhiqet nga futbolli

Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit dhe Argjentinës, Ezequiel Garay, tërhiqet nga futbolli I luajtur. Në moshën 34-vjeçari, qendërmbrojtësi detyrohet të thotë mjaft për shkaqe fizike.

23:25
Operohet Arthur, Allegri mbetet pa ‘regjisorin’ e ekipit

Javë vendimtare për mesfushën e Juventusit. Nëse nga njëra anë drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me Sassuolon për blerjen e Locatellit, nga ana tjetër Allegri do të duhet të fillojë sezonin pa regjisorin e tij. Braziliani Arthur është operuar në gju dhe do të duhet të qëndrojë jashtë të paktën tre muaj. Klubi i Juventusit ka njoftuar se ndërhyrja ka qenë krejtësisht e suksesshme dhe mesfushori do të nisë terapitë për rikuperimin.

22:53
Kulla Eiffel në Paris rihapet për vizitorët

Monumenti emblematik i Parisit, Kulla Eiffel, rihapi sot dyert për vizitorët, tetë muaj pasi u mbyll për shkak të bllokimit nga COVID-19.

22:46
Kurti në Francë, merr pjesë në Festivalin e Filmit të Kanës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas qëndrimit disaditor në Greqi, ka udhëtuar drejt Francës, ku po mbahet Festivali i Filmit të Kanës.

22:37
Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale, “po vret njerëzit””

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të premten se rrjetet sociale si Facebook, janë duke “vrarë njerëzit”.

22:32
Operohet Arthur, Allegri mbetet pa regjisorin

Javë vendimtare për mesfushën e Juventusit.

22:22
Përplasi për vdekje shqiptarin dhe e la në rrugë, dënohet me burgim të përjetshëm 27-vjeçari britanik (Pamjet)

Britani – Një  27 vjeçar, i identifikuar si Tony Green është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasjen e shqiptarit, Shkëlzen Taka.

22:16
LGBTQ: BE fillon procedurat ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë

BE fillon ndaj Polonisë dhe Hungarisë procedura panale për shkelje të marrëveshjeve evropiane dhe diskriminimin e komunitetit LGBTQ.

21:56
Pezullohet zyrtari policor që menaxhoi protestën e PSD-së

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth protestës së sotme të PSD-së. Në njoftimin e Policisë thuhet se inspektorati policor ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, ndërsa ndaj mbikëqyrësit i cili ka menaxhuar me veprimet policore është shqiptuar masa e suspendimit. Po ashtu ndaj mbikëqyrësve tjerë kompetentë është iniciuar procedura disiplinore për përgjegjësi […]

21:52
Vendimi i UEFA-s, Stambollit i jepet sërish finalja e Championsit, por në vitin 2023

Stambolli rifiton të drejtën për të organizuar finalen e Champions League që e humbi për edicionin e kaluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

21:41
Breshka 189-vjeçare e fotografuar në 1902, vijon të mahnisë adhuruesit edhe sot (fotot)

Ky në foto është Jonathan, një breshkë gjigande 189-vjeçare që është kafsha e tokës më e moshuar në botë.

21:37
Haiti/ Një ish zyrtar i ministrisë së Drejtësisë mund të ketë urdhëruar vrasjen e Presidentit Moise

Një zyrtar i qeverisë amerikane i tha Zërit të Amerikës se 7 nga 25 personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e presidentit të Haitit Jovenel Moise kanë marrë pjesë në të kaluarën në stërvitje dhe programe ushtarake amerikane ndërsa shërbenin në ushtrinë kolumbiane.

21:36
Abdixhiku vaksinohet me AstraZeneca, fton qytetarët të veprojnë njësojë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është vaksinuar me AstraZeneca.

21:35
CDC: Covid-19 po kërcënon kryesisht njerëzit e pavaksinuar në SHBA

Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se përhapja e rasteve me COVID-19 në SHBA po ndodh kryesisht në mesin e popullatës së pavaksinuar.

21:21
Suedia ndal dëbimet në Afganistan pas përkeqësimit të situatës

Suedia ka njoftuar se ka ndalur të gjitha dëbimet në Afganistan, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të situatës, në vendin e shkatërruar nga lufta.

21:21
Ndryshimet klimatike/ Shkenca dështoi në parashikimin e përmbytjeve, intensitetin e të nxehtit

Shkencëtarët më në zë kanë pranuar se dështuan në parashikimin e intensitetit të përmbytjeve në Gjermani dhe “kupolën e nxehtësisë” të krijuar në Amerikën e Veriut.

21:16
Hapet bajpasi i Vlorës/ Rama: Lajm i shumëpritur! Projekti ishte problematik, por…

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë vizituar bajpasin e Vlorës dhe e kanë shpallur atë të hapur për kalimin e mjeteve.

21:11
KQZ reagon për zjarrin tek magazina e “Rezervave të Shtetit”: Nuk kishte asnjë dokumentacion që lidhjet me zgjedhjet e 25 prillit

KQZ ka reaguar për zjarrin që ka përfshirë një nga magazinat e “Rezervave të Shtetit” në Lundër duke thënë se në ato ambiente ndodheshin materiale të vjetra të KQZ-së.

20:42
“Mosmarrëveshje miqësore”/ Merkel e Biden diskutojnë për gazjellësin rus drejt Evropës

Presidenti Joe Biden priti dje kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë, të cilës i ripërsëriti shqetësimin lidhur me projektin madhor, gati të përfunduar të gazsjellësit Rusi-Evropë.

20:39
Banorët kërkojnë rrugë prej 15 vitesh, Fiksi zgjidh problemin

Banorët e dy pallateve në Mali i Robit në Golem ankohen se kanë shumë vite (15) që kanë blerë apartamente të ndërtuara nga Shoqëria “Albion” kostruksion, por nuk kanë rrugë hyrëse e dalëse.

20:39
Dy makina përfshihen në aksident/ Si u përplas Benz-i në derën e shtëpisë

Dy mjete janë përfshirë në aksident në aksin rrugor Berat-Dimal në fshatin Moravë.

20:34
Zjarr në magazinat e “Rezervave të Shtetit” në Lundër, dyshimet e para të policisë

Një nga magazinat e Rezervave të Shtetit në Lundër është përfshirë nga flakët.

20:28
Varrezë masive e komunistëve në mes të Përmetit? Autoritetet zbardhin të vërtetën: Është varrezë mesjetare!

Në Përmet është zbuluar një varrezë me mbetjet e të paktën katër personave, ndërsa bëheshin punimet për ndërtimin e rrugëve të brendshme të qytetit.

20:25
Të përqafuara dhe nudo, videoklipi “hot” i dy këngëtareve të famshme (FOTO)

Reperja e famshme, Cardi B, dhe Normani u zhveshën për videoklipin më të ri të këngës së Normanit, “Wilde Side”.

20:25
Erdogan telefonon liderin e ri të Izraelit, kërkon provë vullneti për riafrimin (fotot)

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka telefonuar kësaj jave presidentin e ri të Izraelit për t’i thënë se të dyja palët duhet të bëjnë lëvizje konkrete për riafrimin mes vendeve.

20:16
Presidenti i Afrikës së Jugut: Dhuna në këtë vend është planifikuar

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka thënë se dhuna që ka përfshirë këtë shtet, ka qenë e planifikuar më herët, dhe e ka përshkruar të njëjtën si sulm ndaj demokracisë.

20:00
Ftesë në 5/ Bieta është gjithnjë në anën e vjehrrës, sidomos në këtë situatë

Në puntaten e fundit të “Ftesë në 5” për këtë sezon ishin të ftuar artistë dhe përfaqësues të promovimit të turizmit në Shqipëri.

19:59
Merr terrenin që la Huawei/ Xiaomi lë prapa Apple për shitjet globale

Grupi kinez i teknologjisë Xiaomi ka lënë prapa Apple për herë të parë në shitjet globale, duke u bërë kështu shitësi i dytë më i madh në botë i aparatëve celularë në tremujorin e dytë të vitit.

19:53
Polakët e shpellave shqiptare/ Aventurierët që eksplorojnë edhe në thellësitë e ujit

Aventurieret e zhytjeve nëpër shpella janë te rrallë në ujërat tona.

19:52
Fiskalizimi, kasat mund të përshtaten/ Më 1 shtator nis faza finale me konsumatorët

Procesi i fiskalizimit ka shkaktuar konfuzion dhe kosto të shtuara tek bizneset.

19:51
Rriten të ardhurat krahasuar më vitin e pandemisë, 319 mln euro më shumë

Qeveria mblodhi 234 miliardë lekë në 6-mujorin e parë të këtij viti, rreth 319.6 milionë euro më shumë të ardhura se krahasuar me vitin e kaluar, duke konfirmuar përmirësimin e ecurisë së ekonomisë, pasi kanë tejkaluar edhe nivelet e para krizës.

19:47
“Pushime on Top” zbulon ‘Maldivet’ në Durrës

Besojeni ose jo, në Shqipëri gjendet një plazh si në Maldive dhe janë të paktë ata që e njohin. Fshati Rinia, i cili ndodhet në Durrës, midis Kepit të Rodonit dhe Bishtit të Pallës, ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e zonës, nëse investohet ashtu siç duhet.

19:42
Helmimi erdhi nga uji/ Pas një jave konfirmohet se në Deçan shkaktar ishte bakteri e-coli

Hulumtimet e reja epidemiologjike në Deçan kanë rezultuar se në fshatin Drenoc ka vlera të shtuara të baktereve E.coli.

19:40
Në burg për llambat led me postë/ Dy të rinjtë thonë se vazot me fara që iu gjetën nuk janë kanabis

Ervin Shametaj dhe Gerhard Duro, që të dy me shkollë të lartë, përfunduan në paraburgim pasi përmes postës ju mbërritën në Shqipëri disa llamba led.

19:39
Mou e kërkon me ngulm, Xhaka bëhet “romak” brenda javës

Roma s’e ka në plan të dorëzohet për Granit Xhakën. Jose Mourinho e ka vendosur në krye të listës së lojtarëve të dëshiruar me çdo kusht brenda merkatos verore.

19:21
Abazovic: Do heqim taksën 15 euro/ Zv. kryeministri i Malit të Zi: Urë për të lidhur Ulqinin me Velipojën

Dritan Abazoviç që bëri histori duke u zgjedhur shqiptari i parë si zëvendës kryeministër në Malin e Zi, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Tiranë ku u takua me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha.

19:20
Vendimi i kushtetueses për teatrin/ Shembja mbetet në fuqi, Gjykata është e përçarë

Gjykata Kushtetuese publikoi të zbardhur vendimin për çështjen e teatrit.

19:10
OBSH propozon mision të ri në Kinë për origjinën e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka propozuar të premten një fazë të dytë të studimeve për origjinën e koronavirusit në Kinë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në Vuhan.

19:08
Pasion dhe dashuri në jaht/ Aktori me origjinë shqiptare dhe gazetarja italiane nuk i shpëtojnë paparacëve, fotografohen në momente intime

Çifti i dashur për publikun, Can Yaman dhe Diletta Leotta janë në qendër të faqeve rozë. Ata janë tepër të pëlqyer, por nuk i shpëtojnë paparacëve edhe kur shijojnë pushimet.

18:55
Tre të vdekur pas përplasjes zinxhir, shpërthen në flakë kamioni në autostradën në Britani (fotot)

Tre njerëz u vranë mëngjesin e sotëm në një përplasje të rëndë në autostradën A1 në veri të Britanise, teksa pas aksidentit një kamion i rrëzuar shpërtheu në flakë.

18:45
Felipe Anderson kthehet te Lazios pas katër vitesh

Katër vjet pas përfundimit të aventurës së tij të pare me fanellën bardhekaltër, Felipe Anderson kthehet zyrtarisht në Lazio. Njoftimi i bë nga klubi aglez i West Hamit, pjesë e të cilit ishte braziliani.

18:34
Trafikanti famëkeq flet për jetën me Pablo Escobar, torturat, arratisjet nga burgu (fotot)

Një prej trafikantëve më famëkeqë të të gjitha kohërave ka folur haptazi për jetën e tij të pazakontë, që prej bashkëpunimit me Pablo Escobar deri te torturat e tmerrshme që duronte në një burg meksikan.

18:32
“Donte të më vriste…”/ Dy muaj pas ndarjes, plas sherri mes çiftit të huaj në Tiranë. Zviceriania përfundon “e masakruar” në spital

Një sherr mes një italiani dhe zviceraneje ndodhi në tetor të vitit të kaluar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar dosjen hetimore ku sqarohet se si Roberto Criscuolo, banues në Napoli Itali shkaktoi plagë të rënda ndaj ish bashkëjetueses së tij, Jennifer Christine Andree, shtetase zvicerane por banuese në Itali.

18:27
Reshje shiu dhe breshëri në Obiliq, shkaktojnë dëme të kulturave bujqësore

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se reshjet e shiut dhe breshërit në fshatin Graboc të kësaj komune, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të kulturave bujqësore, kryesisht dëme në pemishtet e kultivuesve.

17:59
“Nuk mundem më”, ish-i i Realit dhe Argjentinës tërhiqet nga futbolli

Ish-mbrojtësi i Realit të Madridit dhe Argjentinës, Ezequiel Garay, tërhiqet nga futbolli I luajtur. Në moshën 34-vjeçari, qendërmbrojtësi detyrohet të thotë mjaft për shkaqe fizike.

17:44
Pamjet e rënda nga katastrofa natyrore në Gjermani, ekipet vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur

Evropa Perëndimore vazhdon të përballet me vërshimet që u morën jetën rreth 120 personave, ndërsa ende nuk dihet për fatin e mbi 1 mijë personave të pagjetur.

17:41
Edi Rama apo Albin Kurti?! Ja çfarë preferencash ka  zv/Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Pasditen e sotme në emisionin Top Talk, me Denis Dyrnjanë në Top Channel, ishte i ftuar zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviçi, i cili ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

17:35
Manipuluan me ‘Photoshop’ dokumentet për 2000 metra katror tokë në bregdet, Gjykata e Durrësit merr vendimin për juristin dhe biznesmenin

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për juristin e Kadastrës Mikel Zaho dhe  biznesmenin Iljas Fisheku.

17:32
Tragjedia në Velipojë/ Në ditën që motra përcillet për në banesën e fundit, ndërron jetë vajza tjetër e familjes Gjoka

Daniela Gjoka nuk arriti të veshë fustanin e bardhë ndërsa sot u përcoll për në banesën e fundit.

17:30
Beqarja e famshme flet për njohjet: Burrat tmerrohen nga gratë që fitojnë më shumë se ata (fotot)

Beqarja e famshme australiane Jana Hocking ka vijuar së fundmi komentet e saj mbi arsyet e vështirësive në njohjet e reja dhe përse burrat hezitojnë të lidhen me të.

17:27
85 lekë një votë, zbardhen shumat që përfitojnë partitë politike pas zgjedhjeve 

Zgjedhjet u mbyllen, por thesi i  përfitimeve financiare për partitë politike sapo është hapur.

17:26
Abazoviç përfundon takimin me Bashën, porosia nga selia blu: Mos u merrni me punë të kota dhe mos krijoni tensione!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në selinë blu zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

17:09
Australi, gjithnjë e më shumë të vaksinuar infektohen me variantin Delta

Epidemiologët në Australi paralajmërojnë për infeksione të reja, më depërtuese të koronavirusit dhe se një numër në rritje i personave plotësisht të vaksinuar që janë të infektuar me variantin Delta.

17:03
Ç’pritet të ndodhë 5 ditët e ardhshme? IGJEUM: Do ketë vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike, por…

Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit paralajmëron se në pesë ditët në vijim parashikohet mot me reshje lokale, që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore.

17:01
Burgoset elektriçisti australian që bënte kastrime burrash megjithse nuk kishte asnjë trajnim (fotot)

Elektriçisti Ryan King nga Australia, priste organet gjenitale të burrave me kërkesën e tyre, megjithse nuk kishte asnjë trajnim për këtë, por u arrestua pasi thërriti ambulancën për një nga “klientët” e tij.

16:57
Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë: 18 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja nga 3621 testime të kryera dhe asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

16:48
Si funksiononte grupi i trafikimit të emigrantëve ilegalë drejt ShBA, Kanada dhe Angli/ Cili ishte roli i shoferëve që niseshin nga Shqipëria

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm drejt ShBA, Kanada, Angli, përmes falsifikimit të vizave dhe pasaportave, duke përfituar shuma të ndryshme parash.

16:45
Modelja e momentit! 19-vjeçarja seksi nuk lë vend për imagjinatën në pasarelë (FOTO)

Modelja Lucciana Beynon s’ka lënë vend për imagjinatën teksa u shfaq në pasarelë e veshur me bodysuit që nxirrnin në pah asetet e saj perfekte.

16:45
Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur të plotë vendimin për çështjen e “Teatrit Kombëtar”, për të cilin shfuqizoi ligjin special për projektimin dhe realizimin e projektit urban të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe pezulloi ndërtimin e teatrit të ri, por la në fuqi shembjen e godinës.

16:29
Kina rrit kapacitetin e prodhimit të vaksinave në 5 miliardë doza në vit

Kina sot tha se aftësia e saj për të prodhuar vaksina kundër pandemisë së COVID-19 është rritur në 5 miliardë doza në vit.

16:25
Aktorja 31 vjeçare e filmave për të rritur vret veten pas betejës me kancerin (fotot)

Polica amerikane tha se beson se Dahlia Sky, e cila kishte qenë aktore pornografike për 10 vitet e fundit, ka qëlluar veten me armë, në episodin që po hetohet si vetëvrasje.

16:21
Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, konfirmoi se Ministria e Arsimit ka hequr tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master duke filluar nga viti akademik 2021/22.

16:21
Incident në ujërat e Qipros në prag të vizitës së Presidentit Erdogan

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet jugore të Qipros.

16:17
SPAK mbyll një tjetër dosje kriminale/ Shkatërrohet grupi i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm

SPAK ka përfunduar sot hetimet për një tjetër dosje kriminale, duke e dërguar atë për gjykim në GJKKO.

16:12
Çuçi pret në takim Dritan Abazoviç: Së shpejti hapet pika e re kufitare Shqipëri-Mali i Zi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka pritur në një takim zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili po zhvillon një vizitë zytare në Tiranë.

16:06
Kinë: Prindërit e pavaksinuar nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Nxënësve nuk do t’iu lejohet të kthehen në shkollë në shtator, nëse e tërë familja nuk është vaksinuar kundër koronavirusit, kanë thënë disa qeveri lokale në Kinë.

15:58
Shengeni ballkanik/ Abazoviç: Lehtëson jetën e qytetarëve! Duhet t’i bëjmë kufijtë të padukshëm

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç foli edhe për Shengenin ballkanik, aq shumë i komentuar në rajon dhe jo i përkrahur nga të gjitha vendet.

15:54
‘Pilotët heronj’ shpëtojnë 19 pasagjerët me uljen pa pistë të avionit që u zhduk nga radarët në Siberi (fotot)

Dy pilotët e një avioni rus pasagjerësh lavdëroheshin sot si heronj pasi shpëtuan të gjithë 19 njerëzit që ishin në bordin e avionit të zhdukur në Siberi duke arritur ta ulnin atë në tokë me përplasje.

15:53
Thyerje e rregullave rrugore/ 11 shoferë në pranga, 43 leje drejtimi të pezulluara

11 shoferë janë arrestuar, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim pa leje drejtimi.

15:52
“Do ndërtojmë urën Velipojë-Ulqin”/ Abazoviç tregon çfarë ka biseduar me Ramën: Do bëjmë një punë të mirë!

Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një vizitë zyrtare në Tiranë është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërsa në orët në vijim pritet të ketë takime edhe me zyrtarë të tjerë si kreu i opozitës Lulzim Basha.

15:43
Festë në Shkodër për fitoren/ Fitorja e Vllaznisë i kualifikon në raundin tjetër

Në futboll gjithçka është e mundur dhe këtë e tregoi Vllaznia mbrëmjen e së enjtes.

15:42
UET, projekt të ri zhvillimi/ Shpallen tre risitë e Universitetit Europian të Tiranës

Universiteti Europian i Tiranës ka shpallur tre risi të tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit akademik 2020-2021.

15:32
‘Tenderat po i marrin kriminelët”/ Drejtuesi politik i PS në Fier, i bën thirrje SPAK që të veprojë

Petro Koçi drejtues politik i PS në Fier dhe i zgjedhur deputet në këtë qark në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka publikuar një deklaratë të fortë e cila në vetvete është një thirrje për SPAK.

15:26
Gjendet avioni që disa ditë më parë u zhduk papritur, të gjithë udhëtarët janë gjallë

Aeroplani i pasagjerëve An-28, i cili humbi lidhjen me radarët në rajonin Tomsk të Siberisë në Rusi është gjetur.

15:25
Grabitësit sulmojnë shtëpitë e dyqanet e braktisura nga përmbytjet në Gjermani e Belgjikë (fotot)

Pas përmbytjeve vrastare në perëndim të Gjermanisë, raportohet se grabitësit kanë nisur të vjedhin në shtëpitë e dyqanet e braktisura.

15:23
Abazoviç, vizitë në Tiranë/ Takon presidentin Meta dhe kryeministrin Rama

Dritan Abazoviç që bëri histori duke u zgjedhur shqiptari i parë si zëvendës/ kryeministër në Malin e Zi, ndodhet në Tiranë ku është takuar me udhëheqësit e politikës shqiptare, të njohur publikisht për miqësisë e tyre ish kryeministrin Milo Gjykanovic.

15:16
PD mbledh kuvendin kombëtar/ Basha do tregojë rrugën që do të ecë partia demokratike

7 mijë e 500 delegatë janë thirrur këtë të shtunë për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike për të diskuar mbi analizës e humbjes së zgjedhjeve që identifikon si fajtor vetëm mazhorancën duke anashkaluar faktorët e brendshëm.

15:16
Në zonat e përmbytura, ka shqiptarë/ Studentja nga Gjermania: Situata është e rëndë

Në një kohë që Gjermania është nën pushtetin e një katastrofe, pas përmbytjeve masive që përfshinë vendin, shqetësimi është rritur ndjeshëm edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë atje.

15:16
“Covid po vjen në shtëpi”/ Britania mund të ‘futet përsëri në telashe dhe çuditërisht shpejt’

Mjekët paralajmërojnë se vendi mund të futet në një bllokim tjetër brenda disa javësh, ndërsa vdekjet u rritën në numrin më të lartë të përditshëm që nga marsi.

15:11
Lushnja me kryebashkiake të re/ Votohet me shumicë votash Eriselda Sefa, zëvendëson Fatos Tushen

Këshilli Bashkiak i Lushnjës nuk ka humbur kohë për të zëvendësuar ish kryetarin e shkarkuar Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK disa ditë më parë, për korrupsion në një prokurim publik.

15:07
Të dielën mbërrin stuhia/ Moti i keq pritet të prekë edhe Shqipërinë

Përmbytjet që kanë shkaktuar dhjetëra viktima në Evropë dhe që kanë goditur më ashpër Gjermaninë, janë cilësuar nga ekspertët si më katastrofike në 100 vjetët e fundit. Po vendi ynë a rrezikon të preket nga përkeqësimi i motit?

14:59
125 viktima, 1300 të zhdukur/ Përmbytje katastrofike në Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë

Një bilanc dramatik i cili pritet të rritet , është regjistruar në Gjermani si pasojë e përmbytjeve katastrofike që vendi ka parë ndonjëherë.

14:55
Prezenca e OSBE-së dhe Autoriteti Kombëtar italian Kundër Korrupsionit fillojnë punën për të rritur kapacitetet e KLSH në Shqipëri

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të bashkëpunojë me Autoritetin Kombëtar italian Kundër Korrupsionit (ANAC) për të forcuar kapacitetet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në kryerjen e auditimeve të prokurimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së tyre. Takimi i parë për përcaktimin e nevojave të KLSH-së dhe për hartimin e programit të trajnimit u zhvillua, sot, online.

14:42
Pasi solli trofeun në Romë, futbollisti Italian martohet me modelen (Foto nga ceremonia)

Festat për futbollistin italian Marco Verratti, vazhdojnë njëra pas tjetrës.

14:41
SPAK “godet” në burgun 313/ Nën akuzë zyrtari që abuzoi me 12 tendera

SPAK ka përfunduar hetimet për përgjegjësin e sektorit të Logjistikës në burgun 313, Florin Ahmetajn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për abuzime me tenderat.

14:11
Disa zona pa energji elektrike në Tiranë në datat  17-20 korrik

Në datat  17-20 korrik do të kryhen punime në disa kabina në Tiranë dhe energjia do të stakohet për disa orë.

13:54
Manastirliu: Të hënën nis java e vaksinimit të hapur për qytetarët +18 vjeç

Tiranë, 16 Korrik – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga stadiumi “Air Albania”, ku ka ndjekur procesin e vaksinimit, ka bërë me dije se, të hënën nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, të cilët mund të paraqiten me kartën e identitetit në pikën më të afërt të vaksinimit.

13:51
Mbulonte konfliktin mes Afganistanit dhe talebanëve/ Vritet gazetari i “Reuters”

Gazetari i agjencisë së lajmeve “Reuters” u vra sot në Afganistan, teksa mbulonte konfliktin midis forcave afgane dhe talebanevë.

13:44
“Nuk e sjell nusja me dhëndrin covidin”/ Pronarët e lokaleve dalin në protestë kundër masave

Disa prej pronarëve të zonës së Kamzës janë mbledhur ditën e sotme duke këkruar ndryshime të rregullave anticovid, pasi sipas tyre në disa vende zbatohen në disa jo.

13:33
Skandali i radhës! Trupat e pajetë që vijnë nga Greqia trajtohen si mall, duhet të paketohen me vulë doganore

Automjeti që shihni në video nuk është kamion mallrash, por një makinë funerali, e cila tashmë do të duhet që përpara se të dërgojë të ndjerin për në banesën e fundit,më parë duhet të bëjë një ndalesë në doganën e Athinës, dhe pasi ta paketojë dhe plumbosë “ngarkesën”, do të lejohet të udhëtojë drejtë Shqipërisë ku të ndjerit do ti bëhen nderimet e fundit.