Shpërthimi i variantit të ri të koronavirusit, “Omicron”, në vend ka shtyrë autoritetet gjermane të ashpërsojnë kriteret për hyrjen ne bare dhe restorante.

Por nga ana tjetër do të shkurtohet periudha e karantinës dhe vetizolimit për personat e vaksinuar.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe 16 udhëheqësit e shteteve gjermane, vendosën që të forcojnë kufizimet e prezantuara pas Krishtlindjeve, duke kufizuar tubimin e njerëzve deri në dhjetë vetë dhe duke mbyllur klubet e natës.

Më parë, qytetarëve gjermanë i duhej të dëshmonin se janë plotësisht të imunizuar që të hynin në restorante dhe bare, por edhe në dyqane të tjera jothelbësore, teatro e kinema.Vendimi i fundit kërkon kërkon rivendosjen e kësaj mase për restorantet dhe baret. Të gjithë personat që duan të hyjnë në këto lokale të gastronomisë tani duhet të dëshmojnë se e kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit ose të paraqesin një test negativ apo dëshmi se janë shëruar nga sëmundja Covid 19.

Gjysma e popullatës do të marrë dozën përforcuese brenda disa ditësh dhe ata do të mund të shkojnë në restorante pa treguar test negativ“, u tha gazetarëve kryetarja e Berlinit, Franziska Giffey. “Kjo është një nxitje shtesë për të marrë dozën përforcuese”, shtoi ajo.

Megjithatë, landi  lindor i Saxony-Anhalt nuk është pajtuar me vendosjen e një mase të tillë. Shumica e të infektuarve në këtë land, rezultojnë të jenë të prekur nga varianti Delta.

 

Top Channel