Çfarë po përpiqen të bëjnë? Protestuesit demokratë hyjnë në oborrin e kishës katolike

08/01/2022 13:50

Protestuesit demokratë kanë dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që ka forca të shtuara të RENEA-s dhe efektivëve të tjerë.

Disa mbështetës të Berishës kanë hyrë në oborrin e kishës katolike, që ndodhen pranë selisë blu, por nuk dihet qëllimi i këtij veprimi.

Demokratë të tjerë po drejtohen drejt kryeministrisë, ku duket se do të zhvendoset protesta e demokratëve.

Top Channel