SHBA sulmon Rusinë: Përse dërguat 2500 trupa në Kazakistan?!

08/01/2022 18:31
Blinda ruse ne Kazakistan

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka vënë në pikëpyetje vendimin e Kazakistanit për të kërkuar ndihmën e ushtrisë ruse në vazhdën e trazirave që kanë përfshirë vendin.

Dhjetëra vet llogaritet të kenë humbur jetën gjatë protestave të dhunshme të këtyre ditëve, por ende nuk ka një shifër të përditësuar për viktimat, të cilat përfshijnë dhe forca të rendit.

Blinken u shpreh se Shtetet e Bashkuara mendojnë që Kazakistani mund t`i përballonte vetë protestuesit, ndaj i duket mjaft i çuditshëm dislokimi i 2.500 trupave të drejtuara nga rusët. Zyrtarët në Moskë e kanë theksuar vazhdimisht se dërgimi i ushtarëve u bë në bazë të Traktatit të Sigurisë Kolektive, aleancës ushtarake euroaziatike të farkëtuar mes pesë republikave ish-sovjetike dhe Rusisë. Një ditë më parë, presidenti kazak Kassym-Jomart Tokajev, dha urdhër të qëllohet pa paralajmërim mbi demonstuesit, të cilët i përshkroi si “militant”.

“Nuk zhvillohen negociata me kriminelë dhe vrasës?”, tha ai.  Kreu i shtetit tha se gjithsej 20000 “banditë” kanë sulmuar qytetin me miliona banorë të Almatyt, i cili ndodhet në juglindje të vendit të Azisë Qendrore, ku trazirat kanë qenë veçanërisht të dhunshme ditët e fundit. Ai gjithashtu i quajti protestuesit “terroristë” dhe njerëz të drejtuar nga jashtë.

Top Channel