E rëndë në Gjermani! Ish-mësuesi kanibal dënohet me burgim të përjetshëm

08/01/2022 22:43

Një ish-mësues që vrau, copëtoi dhe hëngri pjesë të trupit të një 43-vjeçari, që e njohu përmes internetit është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani.

Stefan R, 42 vjeç, u shpall fajtor për vrasje, pas krimit të rëndë të ndodhur më 6 shtator të 2020-ës.

Kryetari i trupit gjykues, Matthias Sert tha se Stefan  ka kryer krimin “për të realizuar fantazinë e tij kanibaliste” dhe e ka cilësuar si “çnjerëzor”.

Në tridhjetë vitet e karrierës së tij, gjyqtari tha se “nuk është ndeshur kurrë me një rast të tillë”. I akuzuari ka qëndruar i heshtur gjatë leximit të vendimit.

Top Channel