Shpërthen ish-deputeti Fatos Hoxha: Të arrestohen organizatorët e dhunës

Shpërthen ish-deputeti Fatos Hoxha: Të arrestohen organizatorët e dhunës

Ish-deputeti Fatos Hoxha e ka cilësuar një turp shfaqjen e sotme në PD, ku mbështetësit e Berishës tentuan me dhunë që të futen brenda selisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thekson se “përplasja e sotme nuk ishte e demokratëve, por ishte vetëm e horrave, ishte e Berishës dhe e Bashës, e askujt tjetër”.

Ai nënvizon se policia duhet të ndalojë autorët, organizatorët, nxitësit dhe urdhërdhuesit e dhunës, shkatëreimit të pronës dhe të pushtimit të institucioneve. Sipas ish-deputetit demokrat, nëse sot koka e krimit nuk arrestohet në flagrancë, atëherë shteti ligjor në Shqipëri është ëndërr dhe bëhet dot realitet.

Postimi i plotë:

Une sot nuk ndjehem i turperuar edhe pse jam PD-ist fanatik.
Shfaqa qe pame sot ishte jo vetem e turpshme, por ishte edhe penale.
Sot pame thyerje xhamash, shperthim dyersh, dhune dhe kacafytje.
Sot PD dha nje shfaqe antipolitike te papare dhe te padegjuar ne historine e partitizmit boteror.
Sot selia e PD u dhunua nga nje force e verber dhe pa tru, deri ne ate pike sa pa nderhyrjen e policise, dhuna nuk do ishte neutraliziar pa gjak dhe pa vikima.
Por une megjithate nuk ndjehem i turperuar, sepse une i kam rezistuar tundimit per tu bere pjese me njeren apo me tjetren pale.
Une nuk jam bere pjese e dhunes dhe e konfliktit.
Une i jam bashkuar qe ne fillim shumices derrmuese te demokrateve qe kete konflikt e kane lexuar, e kane kuptuar dhe e kane denoncuar si konflikt qe behet per interesa te ulta private dhe korruptive.
Une i jam bashkuar asaj shumice qe nuk e sheh veten as ne te njejten kauze me antiamerikanizmin e Berishes dhe as me principialitetin fals te Bashes. Perplasja e sotme nuk ishte e demokrateve, por ishte vetem e horrave, ishte e Berishes dhe e Bashes, e askujt tjeter.
Une nuk ndjehem i turperuar, sepse mbrojtja e shtetit ligjor nuk eshte as detyre e as pergjegjesi e imja.
Mbrojtja e shtetit ligjor eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e prones dhe e rendit juridik eshte pergjegjesi e shtetit, mbrojtja e jetes dhe shendetit te njerezve eshte pergjegjesi e shtetit.
Une e di me siguri se sot ka pasur atentat ndja prones, rendit juridik, shendetit dhe jetes se njerezve. Gjithashtu pashe se prokuroria vajti ne vendin e ngjarjes ne kohe rekord. Por nuk bindem dot se shteti ligjor po vepron, sa kohe qe policia ndalon anonimet, por refuzon te ndaloje autoret, organizatoret, nxitesit dhe urdherdhuesit e dhunes, shkaterimit te prones dhe pushtimit te institucioneve. Autoret e krimit i ndoqem live per se paku tre ore ne media. Nese sot koka e krimit nuk arrestohet ne flagrance, atehere shteti ligjor ne Shqiperi eshte enderr por nuk behet dot realitet.
Une sot nuk ndjehem i turperuar, sepse une nuk jam pergjegjes per mungesen e shtetit ligjor ne kete vend.

Top Channel