Gruaja nis ‘bodybuilding’ kur bashkëshorti e tallte për trupin: Tani kam të dashurin 15 vjet më të ri (fotot)

08/01/2022 17:36

Një grua që thotë se nisi të stërvitej pas talljeve të bashkëshortit për trupin e saj, tani krenohet me të dashurin e saj 15 më të ri.

42 vjeçarja Wendy Levra tani e quan veten e saj një ‘puma’ pasi insiston se nuk është mjaftueshëm e vjetër sa për t’u quajtur ‘kugar’, duke iu referuar leopardit amerikan të malit.

Ajo është tashmë ‘bodybuilder’ profesioniste dhe stërvitëse personale me forma impresionuese që do t’i kishte zili edhe një mashkull.

Wendy nga Nevada, SHBA, tregon se nisi të punonte me peshat prej moshës 35 vjeçare edhe pse ish-bashkëshorti tallej me iniciativën e saj dhe e quante të pamundur.

Ajo la punën e saj në një kompani sigurimesh dhe është tashmë stërvitëse personale. Pas divorcit nga bashkëshorti ajo ka gjetur të dashurin e ri, 27-vjeçarin O’Flattery, me të cilin shoqërohet prej dy vjetësh.

“Në fillim ishim shokë, por disa vjet më vonë unë mezi po arrija të paguaja qeranë dhe vendosëm të jetojmë bashkë,” tregon Wendy.

“U lidhëm shpejt, ne pëlqenim gjëra të njëjta si të dilnim me miqtë apo të udhëtonim”.

“Më pëlqen ta quaj veten një puma, jo kugar, nuk jam ende aq e vjetër sa për një kugar, ndërsa Sean ia kalon shumë mirë me fëmijët e mi.”

Wendy ka lindur djalin e saj të parë kur ishte 17 vjeçe dhe për këtë duhet të linte shkollën. Tanimë djali i saj i vogël është 16-vjeç dhe e shoqëron në kompeticionet e stërvitjes.

“Djali i madh është 25 vjeç dhe shkon shumë mirë me Sean,” thotë Wendy.

“Herën e parë që u takuan im bir tha se besonte se Sean do të ishte një budalla pasi është një bodybuilder.

“Por ata janë miq të mirë, mosha nuk është një problem.”

Wendy përballet me reagime të shumta në rrjetet sociale në lidhje me fizikun e saj prej bodybuilder.

“Miqtë dhe familjarët më motivojnë për t’u stërvitur por dikush thotë ‘dua të stërvitem por nuk dua të bëhem si ty’”.

“Ndërsa të tjerë në rrjetet sociale bëjnë komente si ‘je e neveritshme’ ose më thonë se dukem si një burrë me gjokse gruaje”.

“Por nuk lejoj që këto të ndikojnë në jetën time, jetesa ‘bodybuilding’ më ka dhënë kaq shumë”.

“Bodybuilding më ka dhënë besim në vetvete, më parë isha e turpshme, nuk i flisja njerëzve nëse nuk më fliste njeri përpara”, thotë ajo.

FOTO GALERI
1/5
42 vjeçarja Wendy Levra tani e quan veten e saj një ‘puma’ pasi insiston se nuk është mjaftueshëm e vjetër sa për t’u quajtur ‘kugar’

Top Channel