Mes tensioneve, në selinë e PD-së mbërrin prokurorja Elizabeta Imeraj: Përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit

08/01/2022 14:06

 Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka mbërritur në ambientet e selisë së PD-së ku po zhvillohet protesta e mbështetësve të Sali Berishës.

Në këtë protestë, kemi parë përdorimin e dhunës nga shtetas të ndryshëm, që kanë përdorur leva, çekiçë dhe sende të tjera rrethanore për të hapur dyert e selisë blu. Persona nga brenda selisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Disa qytetarë kanë mbetur të lënduar.

Imeraj u shpreh se do të ndiqet çdo situatë dhe se përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel