Protesta e dhunshme në PD/ Braçe: Bardhi ndërhyri në një skenë krimi

08/01/2022 16:59

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar për protestën e dhunshme të zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD-së.

Sipas tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka ndërhyrë në një skenë krimi ku prokuroria dhe policia nuk kanë mbaruar punë akoma.

Braçe shton se Bardhi do që t’i tregojë gazetarëve se krimin e ka kryer Berisha në shtëpinë e demokratëve.

Këta dhe ligji janë dy gjëra të papërputhshme. Sekretari i Përgjithshëm ndërhyn në një skenë krimi. Ky dhe gjithkush duhet të kuptojë se krimet nuk janë propagandë, krimet janë në prova, ju tregohen prokurorëve dhe prokurorët i ka aty. Minimi i ligjit nga kushdo është krim”, shkruan Braçe në rrjete sociale.

Kjo e shtunë ka shënuar kulmin e një lëvizje që ish-kryeministri Sali Berisha ndërmori kundër kryetarit Lulzim Basha pas vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë grupit parlamentar të PD-së për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur “non grata” ish-liderin e forcës më të madhe opozitare në vend së bashku me familjarët e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Top Channel