17:13
Ervin Bushati: Ndryshimi në Zemrën e Tiranës, standard që s’mund të kthehet më mbrapsht
Ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, veçanërisht transformimi në Njësinë 8, apo siç njihet ndryshe, Zemra e Tiranës kanë vendosur një standard nga i cili nuk mund të ketë më kthim mbrapsht”. Kështu u shpreh sot gjatë prezantimit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti Ervin Bushati, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës që garon për një tjetër mandat po në Njësinë 8 në kryeqytet. Në një bashkëbisedim me të rinj të kësaj njësie, Bushati tha se i gjithë ky transformim ka ardhur pasi në pushtet është Partia Socialiste, e cila është e vetmja që edhe në kohë të vështira iu qëndron pranë qytetarëve.