24 ditë nga data e zgjedhjeve parlamentare KQZ nuk ja doli të miratoje as sot fletën e votimit.

Organi kryesor i administrimit të zgjedhjeve duket se ka ka mbetur në procedura. I vetmi rezultat ne mbledhjen e sotme që nisi me 3 ore vonesë ishte që Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi çoi në tryezën e Komisionit Rregullator vetëm një opsion flete votimi, e cila parashikon që krahas subjekteve zgjedhore te përfshiheshin edhe emrat e kandidatëve.

Por, sërish debati u përqëndrua, se cili organ është përgjegjës për shqyrtimin dhe miratimi e fletës së votimit

Ajo që ra në sy ishte mungesa e debatit te partive politike ndryshe nga një ditë me parë ndërkohë kryetarja e Komisionit Rregullator Ilirjana Nano lajmëroi se organi që ajo drejton shpall unanimisht moskompentencën duke mos dhënë më shume detaje.

Ky vendim erdhi pas kërkesës se përfaqësuesit ligjor te Partisë Socialiste Eridian Salianj, i cili kërkoi që Rregullatori te mos e shqyrtonte projekt-aktin për fletën e votimit.

Debati i plotë

Ilirjana Nano, kryetarja e Komisionit: Akti që ka ardhur sot për shqyrtim dhe miratim lidhet me miratimin për përmbajtjen e fletës së votimit

Eridian Salianji përfaqësues i PS: Projekt akti i Komisionerit ka të bëjë vetëm me një opsion. Pavarësisht kundërshtive që kemi për fletën e votimit ne mendojmë se Komisioni Rregullator nuk është kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e projekt-aktit, ndaj kërkojmë që ju ta ndërprisni mbledhjen.

Nano: Komisioni Rregullator në unanimitet vlerëson se Komisioni nuk është organi kompetent për ta shqyrtuar projekt aktin.

Top Channel