Realizoi golin që zhbllokoi takimin, duke i hapur rrugën një fitoreje pa shkëlqim, por Rey Manaj theksoi se ishte e vështirë të çaje një skuadër që luajti e mbyllur në zonën e saj.

“Në pjesën e parë ishin më të freskët, ishin shtatë lojtarë mbas topit, ishte e vështirë të gjeje hapësira. Me Roshin dhe Uzunin gjetëm hapësira, dhe arritëm të shënonim. Këto dy ndeshje ishin për t’i fituar dhe ia dolëm. Ndeshjet e Kombëtares nuk janë aq të lehta sa mund t’i shohin njerëzit, edhe pse luajtëm me Andorrën dhe San Marinon. Me Anglinë mund të kishim bërë më mirë, por do të përpiqemi të bëjmë më të mirën në “Wembli”.

Mund të luanim më mirë, por arritëm objektivin tone, morëm 6 pikë, tani do të përqendrohemi tek Hungaria dhe Polonia, që janë rivalët tanë”.

Top Channel