Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas njoftimit të rikthimit të maturantëve në shkolla.

Ajo thotë se shkollat e mesme janë të përgatitura për rikthimin e nxënësve. Ministrja ka apeluar fort për respektimin e masave anticovid duke falënderuar çdo prind , nxënës e mësues.

“Jam optimiste për sugjerimin e fundit të Komitetit të Ekspertëve për rikthimin në bankat e shkollës të maturantëve nga 10 bashkitë që deri më sot konsideroheshin zona me rrezikshmëri të lartë infeksioni. Shkollat e mesme pranë këtyre bashkive janë plotësisht të përgatitura për të mirëpritur nxënësit sipas të gjithave protokolleve anti-COVID. Duke falenderuar çdo nxënës, mësues e prind për mirëkuptimin e reflektuar deri më tani, apeloj fort që të jemi shumë të kujdesshëm në respektimin e rregullave me qëllim mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit dhe vijimin me një proces të rregullt mësimor. Faleminderit dhe suksese të gjithëve!”, tha Kushi.

Top Channel