“Të parët rrotullohen në varr kur dëgjojnë emrin e tyre”/ Rama: Luli, Kryemadhi e Saliu tu ulen në gjunjë për ato që i kanë bërë Shkodrës

31/03/2021 18:13

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra nuk i ka kursyer akuzat për kundërshtarët e tij.

Rama: po të jesh me PD e Lulit, Shehit, Dukës, Idrizit Dules, Kryemadhit, Metës dhe të pretendosh që po mbron aristokracinë shkodrane ky është kulmi, fundi, të ulesh në gjunjë dhe tu kërkosh ndjesë në varr atyre që e kanë bërë Shkodrën që rrotullohen në varr sa dëgjojnë një nga këto emra jo të gjitha.

Ca tu thuash këtyre në kulmin e luftës për shëndetin, këta vazhdojnë si në 90, nëpër rrugë me bori e makina, e duke puthur në buzë covidin, ndërsa lideri rri mbi makinë. Infektim masiv. Uroj pas 2-3 javësh mos ti kemi në spital, po llogaria e tyre është që pune e madhe se pas 2-3 javësh mbarojnë zgjedhjet.

S’duan t’ja dinë fare. Ore se shumë më thonë shteti duhet të veprojë, pse s’ndërhyn policia, tani njerëzit duhet të kuptojnë që policia ka të drejtë, e po reaguam ne thonë ndaj kësaj, ata e kanë treguar që mund të bëjnë shumë shumë më keq.

S’mund të futet policia në luftë me të papërgjegjshmit, duan të qeverisin vendin pale, me dasmën spontane ne mes të rrugës, ka dalë kërkon nuse dhe e ka nxjerrë nusja është Shqipëria, për plaçkë siç ndodh gjithmonë. Luli është Gjinua i përrallës se shkesët janë Monik, Meta dhe sigurisht Saliu. Tani të kthehet prapë Shqipëria në duart e tyre, mos do bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë,

Top Channel