Vaksinimi masiv i popullsisë/ Rama: 23 mijë vaksina të Pfizer do të vijnë në qershor, nga COVAX

31/03/2021 16:18

Kryeministri, Edi Rama, gjatë vizitës në qendrën e vaksinimit në Koplik, tha se në qershor do të vijnë 23 mijë doza të tjera të kompanisë Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu bëri me dije se krahas 20 mijë vaksinave Pfizer që pritet të vijnë në prill nga kontrata e drejtpërdrejtë, në qershor do të vijnë edhe 23 mijë vaksina të tjera Pfizer nga instrumenti Covax.

Do të kemi në prill rreth 20 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer. Sot kemi marrë dhe një konfirmim për një nga dritaret ku kemi aplikuar me Covax. Në qershor do të kemi dhe 23 mijë vaksina të Pfizer, nëpërmjet Covax. Ndërkohë që presim dhe vijimin me vaksinat e AstraZeneca nga instrumenti Covax dhe gjithashtu edhe vaksinat Sinovac, sipas kalendarit”, tha Manastirliu.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer rreth 120,000 vaksinime. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 282,520 vaksina anti Covid.

Top Channel