Dy persona kërcënojnë me armë e vjedhin argjendarinë në Gjirokastër

31/03/2021 19:22

Dy persona të paidentifikuar nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë në një argjendari dhe më pas janë larguar me shpejtësi në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Nuk dihet se cilët janë ata, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel