Pasi u vaksinuan stafet mjekësore dhe pedagogjike, në Qendrën Shëndetësore të Vorës prej 2 ditësh po vaksinohen personat mbi 80 vjeç.

“Duhet bërë kjo vaksinë, se nuk më ka rënë Corona deri tani. Dua ta mbaj larg shtëpisë sime.

Veç një që është budalla nuk e bën vaksinën. Shumë veta kanë vdekur në Vorë. Kjo vaksinë të jep siguri. Po e bën gjithë bota.

Kemi shoqëruar nusen e xhaxhait të burrit. E vendosi vetë ajo. Ishim në kafe dhe tha do iki se do bëj vaksinën sot. Më lajmëroi doktoresha e familjes.

Unë quhem Besim Faruku, jam personalitet. Drejtoj Shoqatën e Pensionistëve të Vorës prej 8 vjetësh. Kemi 3000 anëtarë”.

Shkëndijë Kuçi, Mjeke familjeje: Në ditën e dytë të vaksinimit në këtë qendër janë vaksinuar deri tani mbi 60 persona. Asnjë nuk ka patur komplikacione, referuar mjekëve tanë të familjes.

“Unë e bëra dje vaksinën, kurse gruaja ime jo. Më tha, shko pyet mos e kanë ulur pak moshën e vaksinës. Në Tiranë po vaksinohet 70 vjeçarët, po këtu pse jo. Mjekja më tha që së shpejti fillon edhe tek ne. Do presim. Kjo vaksinë do na shpëtojë nga kjo e keqe.”.

Top Channel