Myrto Uzuni dhe Odise Roshi i dhanë tjetër impuls lojës së kuqezinjve në pjesën e dytë.

“Pjesa e parë nuk ishte aq e mirë, jemi të lumtur për fitoren. Kjo është puna ime, të bëj sa më shumë gola dhe të jap sa më shumë asiste. Sulmuesi duhet të jetë pak egoist, në ato raste duhet të jesh i gatshëm. Sigurisht që jam i lumtur që luajta dhe bëra gol. Trajneri ka në dorë gjithçka dhe e zgjedh ai se cili luan. Unë dhe Roshi po sulmonim hapësirat. Dua të luaj në çdo ndeshje me Shqipërinë, por gjithçka në dorë e ka trajneri,” – deklaroi Uzuni.

Për SuperSportin foli edhe Odise Roshi, i cili shpjegoi se nuk i përshtatet skema e Rejas.

“Në pjesën e dytë luajtëm me skemën 4-3-3, besoj që ia dolëm me sukses. Mund të shkonte loja 0-4, 0-5, por rëndësi kanë 3 pikët. Nuk më përshtatet skema që luan misteri, mua më përshtatet më shumë kjo skema 4-3-3, por duhet t’i respektojmë vendimet e tij. Kam pasur një problem muskulor, në ndeshjen me Anglinë do të isha titullar.

Kam rrezikuar shumë, nuk e di a do të jem i gatshëm për ekipin tim. Kam sakrifikuar shumë me Kombëtaren. Do stërvitem sa më shumë, shpresoj që të më ikin këto dëmtimet, që më kanë penguar të luaj nga minuta e parë”.

Top Channel