Të rinjtë ‘heronj’ shpëtojnë familjen nga zjarri në Francë (fotot)

31/03/2021 19:12

Një grup të rinjsh në qytetin francez të Nantes janë ngritur lart sot si heronj pasi shpëtuan një familje nga zjarri në një ndërtesë apartamentesh.

Në pamje dramatike të incidentit, të rinjtë shiheshin që ngjiteshin në anë të ndërtesës duke ndihmuar prindërit të largoheshin nga apartamenti i tyre në katin e tretë.

Në rrëzë të ndërtesës u sollën dyshekë dhe fëmija gjashtë muajsh i çiftit u hodh në to për të shpëtuar. Bebja u dërgua në spital dhe raportohet se po rekuperohet.

Një nga të rinjtë e përfshirë në shpëtimin, Tahmid, tha për rrjetin Ouest-France se vendimi për të hedhur beben ishte “zgjidhja e fundit e mundshme” teksa tymi po dilte nga ndërtesa e zonës Bottière në Nantes.

Zjarri u përhap edhe në apartamente të tjera dhe zjarrfikësit shpëtuan disa njerëz të tjerë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel