‘Aksident në pritje’/ Qindra turistë të pakujdesshëm pozojnë për foto disa hapa larg vullkanit të ndezur

31/03/2021 17:11

Turistë të shumtë po pozojnë për foto e ‘selfie’ para llavës së përvëluar që vijon të dalë nga vullkani spektakolar i Fagradalsfjall në Islandë.

Por megjithse ngjarja e rrallë dhe e shkëlqyeshme ndodh rreth 6,000 vjet pas shpërthimit të tij të fundit, njerëzit kuriozë po tentojnë të bëjnë fotot me të rrezikshme me celularët e tyre dhe autoritetet paralajmërojnë për kujdes dhe evitim të ngjarjeve emergjente.

Mijëra vizitorë janë mbledhur rreth malit Fagradalsfjall në Geldingadalur pranë kryeqytetit islandez Reykjavik, për të parë sesi ai ‘vjell’ llavën nga krisjet e faqeve të tij.

Me të drejtë spektatorët e kanë përshkruar eventin si mahnitës. Ky është shpërthimi i parë i këtij lloji në gadishull prej 781 vjetësh.

Vullkani është i tipit të qetë, pa tym e shpërthime të zhurmshme por vetëm me rrjedhjen e nje ujëvare llave, duke e bërë të përshtatshëm për fotografi e vëzhgim nga amatorët.

Për momentin autoritetet nuk kanë vendosur kufizime për vizitorët, disa prej të cilëve kanë udhëtuar nga shumë larg.

“Është absolutisht i mahnitshëm,” thotë inxhinieri 21 vjeçar Ulvar Kari Johannsson. “Vjen një erë shumë të keqe, por ngjyrat e tij, kjo portokalli e llavës është shumë, shumë më e thellë se sa mund të pritet”, shton ai.

Në fotot e publikuara njerëzit shihen që pozojnë në mënyrë të rrezikshme shumë afër malit që vjell llavë e hi të nxehtë. Disa ishin parë pranë vullkanit duke skuqur salçiçe mbi shkëmbinjtë e përvëluar.

Kryeminsitri i vendit Katrín Jakobsdóttir kishte paralajmëruar vetëm për shpërthim të mundshëm me forcë të vullkanit, por aktiviteti i tij aktual nuk konsiderohet i rrezikshëm.

FOTO GALERI
1/16
Turistë të shumtë po pozojnë për foto e ‘selfie’ para llavës së përvëluar që vijon të dalë nga vullkani spektakolar i Fagradalsfjall

Top Channel