Bledi Çuçi ia ka deleguar punët e Ministrisë së Brendshme zëvendës ministrit, Besfort Lamallari.

Sipas tij, arsyeja e këtij vendimi është për t’u angazhuar plotësisht në fushatën zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, Bledi Çuçi tregon se thjesht ka bërë delegimin e detyrës, dhe do të  merret me fushatën zgjedhore. “Kur nuk je në zyrë, ia delegon detyrën njërit nga zv.ministrave. Jam ministër nga pikëpamja kushtetuese, kam deleguar firmën, por ruaj të drejtën të firmos sa herë të jetë e nevojshme”.

Sipas tij, ky është qëndrim etik. “Nuk dua të bëj sikur jam edhe në zyrë, edhe në Gjirokastër. Do të merrem me fushatën, le të bëjnë punën ata që janë në zyrë”.

Çuçi është kandidat i Partisë Socialiste në Gjirokastër dhe thotë se do të komunikojë me votuesit për t’i bindur të votojnë. “Do të punojmë për të bërë edhe njerëzit skeptikë, të dalin të votojnë, sepse po dolën njerëzit për të votuar ën Gjirokastër, padiskutim që do të votojnë PS-së. Sondazhet thonë se jemi fitues të tre mandateve por do të punojmë që njerëzit të dalin të votojnë”.

Top Channel