Analisti Andi Bushati mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” tha se kryeministri Edi Rama do të bëjë politikë populiste.

Ai theksoi se kreu i PD-së, Lulzim Basha është më racional në fushatat që ka bërë.

“Rama do të bëjë politikë populiste. Luli është kukulla e Saliut dhe Ilirit, dakord por po ecëm me këtë,  po Rama Gjinua e kujt ësht?  I 10 oligrakëve të Shqipërisë? E kanë këto Gjinot, këta na kanë nxjerrë përpara këto do zgjedhim. Këtij debati Rama do t’i shmanget. Basha një gjë e ka racionale, këto me Gjino i ka lënë. Rama i fshihet, Basha ka deklaratë publike. Të gjitha ato që ka premtuar i ka dështime e çfarë do të thuash? Gjeja më efikase është ai që do bëjë bandat për vete do marrë Avdylajt e do të vjedhë votat”, tha Bushati.

Top Channel