Përkujtohet Pjetër Gaci/ Kompozitori i njohur shkodran sot do të festonte 90 vjetorin e lindjes

31/03/2021 20:16

Pjetër Gaci sot do të festonte 90 vjetorin e lindjes. Pikërisht për këtë Akademia e Shkencave ka organizuar një konferencë me kumtesa nga njohës të thellë të veprës së tij, por edhe nga miq të afërm e familjarë.

Pjetër Gaci la rreth 500 krijime , 45 vepra muzikore, romanca, opera, disa prej të cilave të vlerësuara me cmime.

Tamara: Sot do tju referoj konceptin e bashkëshortit tim mbi krijimtarinë. Në zanafillën e veprës duhet të qëndrojë një inspirim që krijuesi e kërkon tek natyra, tek e bukura tek një ngjarje madhore… Dhe krijuesi jeton aq sa jeton dhe vepra e tij.

Ai lindi më 27 mars 1931, në një familje të thjeshtë nga fshati Shirq, por u rrit në Shirokë. Qysh fëmijë shfaqi shenjat e para të talentit si muzikant dhe instrumentist. Në familjen e tij, në çdo festë këndonin të gjithë dhe përdoreshin shumë vegla muzikore.

Vaso Tole: Kjo katërshe që folëm në Shqipëri konsolidoi përfundimisht si tiparet e shkollës sonë muzikore të lidhura me trashëgiminë popullore dhe patriotike siç ishin Simfonia e Parë e Zadejës në vitin 56, opera Mrika e Jakovës në vitin 58. koncert instrumental i Pjetër gacit në vitin 589 dhe baleti Halili dhe Tish Dajia në vitin 63.

Unë i kam vënë një nën titull: Kemi muzikën që të mos vdesim është një transmodelim i thënies së Nices -Kemi artin që të mos vdesim nga e vërteta.
Pjet♪7r Gaci Ishte laurant i çmimit Naim Frasheri kl I, çmimit Flamuri i kuq i punës kl. II, titujve:Artist i Merituar, Artist i Popullit, Çmimit të Republikës kl. I, Nderimit …Krenaria e Dajcit.

Edhe pse pat një aktivitet të gjatë e të suksesshëm, ai vdiq i varfër aq sa edhe për shpenzimet e varrimit ndihmuan miqtë e tij, jashtë kujdesit të një shteti që i mori çdo gjë.

Top Channel