27 vjeçari, Enxhi Çako humbi jetën pasditen e së martës pasi u përfshi në një aksident rrugor. Ai ishte duke drejtuar motorrin e tij tip sportive, kur u përplas nga një kamionçinë me drejtues shtetasin Pjerin Pali 32 vjeç.

Çako u dërgua në spitalin e traumës, por plagën e rënda bën që ai të mos mbijetonte dot. Sipas ekspertizës së policisë rrugore, shkak i këtij aksidenti të rëndë ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të kamionçinës, Palajt, dhe shpejtësia e lartë me të cilën 27-vjeçari po drejtonte motorin.

Viktima e aksidentit, sipas të dhënave të policisë rezulton të ketë qenë i pasionuar pas motorrit. Ai është gjobitur 27 herë nga të cilat 18 herë për mos-mbajtje të kaskës mbrojtëse, 3 herë për mosrespektim të semaforit dhe një herë për përdorim të pijeve alkoolike.

Por të martën shkaktar i aksidentit ishte drejtuesi i kamioncinës që kreu një l;ëvizje të parregullt në rrugë duke u kthyer majtas. Për pasojë 27 vjecari me motor u godit dhe humbi drejtimin, dhe fatkeqësisht ishte edhe pa kaskë mbrojtëse, goditja në një shtyllë buzë trotuarit i ka shkaktuar atij plagë të rënda, kryesisht në kokë që i morën jetën.

Në momentin që ndodhi aksidenti, semafori ka qenë jeshil nga të dyja kahet e rrugës, por Palaj tenton të bëj një kthim që nuk lejohet. Për këtë arsye ai u vu në pranga nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Aksidentet rrugore të kësaj natyre të rëndë, 3 mujorin e parë të këtij viti kanë shënuar rritje krahasuar me tremujorin e parë të 2020-ës. Vitin e kaluar u regjistruan 264 aksidente ndërsa, këtë vit 364. Ky tremujor, po ashtu numëron 15 viktima më shumë.

Top Channel