E mërkurë, 21 Prill 2021
19:42
Manipuluesit vjedhin $32mln nga gruaja 90-vjeçare në Hong Kong

Një grua 90-vjeçare në Hong Kong është grabitur me rreth HK$ 250 milione ($32milionë) nga mashtrues telefonikë, që pretendonin se ishin zyrtarë shtetërorë.

19:34
Xhuvani, nga LSI, te PDIU e PS/ 5 vite më parë u dënua për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

Pjerin Xhuvani, personi i cili mbeti i vrarë këtë të mërkurë në një shkëmbim zjarri në Elbasan ka qenë kryetari i degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan.

19:15
Basha nga Lushnja: Asgjë nuk do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Lushnjës, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët e shumtë.

19:14
Aeroporti i Rinasit, njoftim për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë: Nga nesër duhet të paraqisni…

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka një lajmërim për të gjithë qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë.

19:14
Vrasja në Elbasan/ Policia sekuestron furgonat me xhama të zinj të PD-së

Policia ka sekuestruar furgonat me xhama të zinj të PD-së pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

19:05
Balla i shpreh ngushëllimet familjes Xhuvani: U vra një qytetar autokton i Elbasanit nga strukturat paramilitare të PD

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla njëherësh dhe Drejtues Politik i PS në qarkun e Elbasanit ka reaguar për ngjarjen e sotme në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona.

19:01
Rama: Saliu me Lulin s’kanë asnjë ndryshim, janë po ata që kanë marrë në qafë Shqipërinë dhe shqiptarët

Rama ka vijuar me fushatën elektorale në qytetin e Fierit, nga ku nuk kanë munguar as ‘sulmet’ për opozitën dhe Sali Berishën.

18:57
Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Në gjendje të qëndrueshme dy të plagosurit tek Trauma

Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani janë dy personat që u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë pasi mbetën të plagosur nga përplasja me armë mes simpatizantëve të PD dhe PS pasditen e sotme në Elbasan.

18:57
Zhduket nëndetësja gjatë manovrave ushtarake, 53 marinarë shpallen të humbur (fotot)

Një nëndetëse me 53 marinarë në bord është zhdukur sot nga brigjet e Bali në Indonezi, gjatë gjatë manovrave ku përfshiheshin dhe lëshime raketore.

18:49
Vlorë/ Të shtëna me armë në drejtim të një lokali në fshatin Poro

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në fshatin Poro të Vlorës.

18:44
Rama nga Fieri: Universiteti që do hapet pranë Spitalit Memorial Rajonal do jetë me profesorë e programe të huaja

Sot u inagurua Spitali Memorial Rajonal i Fierit, një investim i qeverisë së Republikës së Turqisë, i cili përfundoi brenda 3 muajve.

18:25
Bota falenderon adoleshenten që filmoi vrasjen e George Floyd nga Derek Chauvin (fotot)

Nderime të shumta kanë mbushur rrjetin për adoleshenten amerikane Darnella Frazier për rolin e saj në dënimin e djeshëm të oficerit të policisë që vrau gjatë arrestimit afro-amerikanin George Floyd.

18:24
Meta nga Vlora: Kadastra dhe IKMT veprime në kundërshtim me ligjin me pronat në Orikum

Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me gazetarët në Vlorë ka bërë publik sipas tij ankimin e qytetarëve për procesin e legalizimeve në Vlorë.

18:10
Ngjarja e Elbasanit/ Rama: Do ndëshkohen forcat që ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

18:09
Aksidenti i rëndë në dalje të Lezhës, ndërron jetë në spital drejtuesja e automjetit (FOTO)

Ka ndërruar jetë në spital shtetasja Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të qytetit të Lezhës, në autostradën Lezhë-Milot.

17:58
Sërish pak raste me Covid/ 138 të prekur e 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2584 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 138 qytetarë.

17:53
Ngjarja në Elbasan, të plagosurit nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar

Një masakër ka ndodhur 100 metra larg zyrës elektorale të lagjes nr.5 të qytetit, ku është qëlluar për vdekje Pjerin Xhuvani.

17:51
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Balla: Elbasani është mbushur me militantë të PD-së! Të çohen para drejtësisë vrasësit dhe porositësit

Kryesuesi i listës së PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

17:40
“Meta, Rama dhe Basha të vetëpërmbahen”/ Ekzekutimi në Elbasan, reagon Ambasada e SHBA: Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen

Ambasada amerikane ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

17:34
SHBA, Princi Harry kthehet me nxitim te Meghan, humbet ditëlindjen e Mbretëreshës (fotot)

Princi britanik Harry është kthyer me nxitim në Kaliforni te gruaja e tij shtatzënë Meghan Markle, pas funeralit ekstravagant të gjyshit të tij.

17:29
Vrasja në Elbasan, Meta nga Vlora: Tensioni vjen nga Rama, ka tmerr zgjedhjet e lira

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të mërkurë në Elbasan, ku u ekzekutua shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 personave të tjerë.

17:28
Balla viziton policen e plagosur në Elbasan/ Ndodhet në gjendje të mirë

Kryesuesi i qarkut të Elbasanit në radhët e PS-së, Taulant Balla ka vizituar punonjësen e policisë, Xhensila Sota, e cila mbeti e plagosur ditën sotme në Elbasan.

17:21
Rama nuk kursen batutat nga Lushnja: S’po i them hajde bëjmë krushqi bashkë, unë jam martuar ka marrë fund…

Kreu i qeverisë ndodhej këtë të mërkurë në Lushnje ku ka zhvilluar një takim elektoral me qytetarë të shumtë.

17:14
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Klement Xhaferri shpallet në kërkim

Klement Xhaferri është shpallur në kërkim pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 personave të tjerë në Elbasan ditën e sotme, gjatë një përplasjeje të simpatizantëve të PS dhe PD.

17:05
Fotografja sjell pamje mahnitëse të familjes së luaneshës me 8 këlyshë (fotot)

Portretet familjare janë gjithnjë të vështira për t’u realizuar, veçanërisht kur ke tetë ‘fëmijë’ të cilët duhet të mbash nën mbikqyrje.

17:03
“Saliu dhe Iliri e kanë këtë një betejë finale”/ Rama nga Lushnja: Ta këpusim një herë e mirë zinxhirin e mallkimit

“Pas fitores më 25 prill nuk do e shihni më si e keni parë deri sot të gjithë arenën cinike të idiotësive të politikës sepse kjo është përpjekja e fundit, peshkaqeni gjuan me bisht teksa përpëlitet atyre që e kanë mbajtur peng ose janë përpjekur ta tërhiqni nga këmbët Shqipërinë kur nuk e kanë pasur, Saliu dhe Iliri e kanë këtë një betejë finale për ta, një beteje ku duan të provojnë, duke mbledhur të gjitha forcat e fundit se përsëri mund ta marrin në kontroll Shqipërinë”. Kështu është shprehur Kryeministri Rama nga Lushnja, ku po zhvillon një takim elektoral.

17:00
Pamjet/ Merr flakë apartamenti në Tiranë, tym e flakë nga dritaret

Një apartament ka marrë flakë në katin e parafundit në një pallat në zonën e “Zogut të Zi’ në Tiranë.

16:48
E fejuara e kryeministrit Johnson pikaset e veshur thjesht, duke u relaksuar në park të birin Wilfred (fotot)

E fejuara e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie Symonds shihej sot me pamje të thjeshtë në një park të Londrës teksa shëtiste në karrocë djalin e çiftit, Wilfred.

16:43
Rama e nis takimin përmbyllës në Lushnje me një minutë heshtje në kujtim të Bashkim Finos

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një minutë heshtje takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lushnje ditën e sotme, për nder të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta për shkak të COVID, pak javë më parë

16:38
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ 4 të plagosur, dhëndri i viktimës në gjendje më të rëndë (Emrat)

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan nga përplasja e simpatizantëve të PD dhe PS-së, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.

16:37
Hajdari nga Elbasani: E patolerueshme! Ngjarja ka prapavijë politike!

Deputetja Rudina Hajdari nga Elbasani ka reaguar për ngjarjen tronditëse që ndodhi atje.

16:27
Ngjarja e rëndë në Elbasan/ Reagimi i parë i policisë: Janë shoqëruar disa persona, po kqyren provat në vendngjarje

Policia ka bërë reagimin e parë për ngjarjen në Elbasan , ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ai u qëllua për vdekje nga shoqëruesi i Gazmend Bardhit.

16:26
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike pezullon të drejtën e votimit të regjimit të Asadit në Siri

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), në kuadër të Marrëveshjes për Armët Kimike, pezulloi disa të drejta dhe përjashtime, përfshirë të drejtën e votimit të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri.

16:24
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Anila Hoxha: Elbasani konsiderohet një zonë e nxehtë, janë ngritur postblloqe

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje live në “Breaking”ndërsa është në Elbasan tha se janë vënë postblloqe gjatë rrugës për në vendngjarje, për të kontrolluar të gjithë personat që hyjnë apo dalin nga Elbasani.

16:23
Shoqëruesi i tij vrau Pjerin Xhuvanin/ Gazmend Bardhi: E shkaktuar nga eksponentë të krimit të organizuar

Gazmend Bardhi ka bërë një deklaratë shumë të shkurtër për ngjarjen e e rëndë në Elbasan.

16:20
SHBA/ Duke iu trembur protestave, policia publikon pamjet e vrasjes së 15-vjeçares që tentonte të godiste me thikë dy gra (foto)

Policia në qytetin e Columbus publikoi sot pamjet e kamerave trupore të ekzekutimit të 15-vjeçares afro-amerikane Makhia Bryant, e cila u qëllua për vdekje nga oficerët teksa po sulmonte me thikë dy gra të tjera, para tyre.

16:08
Mali i Zi arreston kreun e dyshuar të një bande kriminale

Policia e Malit të Zi ka arrestuar kreun e dyshuar të një bande kriminale e cila ka përhapur frikë dhe gjakderdhje në Ballkan dhe në të gjithë Evropën, thanë zyrtarët të mërkurën.

16:07
Inaugurimi i spitalit të Fierit/ Rama: Moment frymëzues! Simbolizon diellin që po lind sërish në Shqipëri

Hapjen e spitalit Rajonal të Fierit, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një moment frymëzues që simbolizon diellin që po lind sërish në Shqipëri.

16:06
Ngjarja që tronditi Elbasanin/ Frrok Çupi: Arrestoni Metën tani! Kërkon gjak! Vrasje e pastër politike

Analisti Frrok Çupi në Top Talk ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

15:59
Inaugurimi i spitalit rajonal të Fierit/ Erdogan: Turqia do të vazhdojë t’i shërbejë Shqipërisë!

Spitali rajonal Memorial i Fierit u inaugurua sot, pas një punë intensive disa mujore, nga ekipi turk dhe shqiptar.

15:40
Ekzekutimi në Elbasan/ Meta nga Fieri: Prokuroria e lidhur me bandat kriminale në shërbim të Taulant Ballës

Presidenti Ilir Meta ndërsa ishte në Fier ditën e sotme ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e ndodhur në Elbasan.

15:36
Në mes të ditës! Ekzekutimi i Pjerin Xhuvani, i plagosur edhe i afërmi i tij/ Arrestohet autori, shoqërues i Gazmend Bardhit

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin pak më herët ku një konflikt për blerje votash rezultoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbështetës i PS.

15:24
Fushata e PS-së në Durrës/ Kandidatët socialiste takojnë banorët e Manzës

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan takime me banorët e njësive administrative Ishëm dhe Manzës, dy nga njësitë më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

15:20
Basha fushatë në Korçë/ Miting në qendër të qytetit: Ndryshimi po vjen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve elektorale në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij Basha u shpreh se Partinë Demokratike e ndajnë edhe 4 ditë nga fitorja e 25 prillit.

15:20
“Basha do kthejë bixhozin”/ Kryeministri: Eskorta që e shoqëron, 4 deri në 5 milionë euro

Nga njësia dy në kryeqytet kryesocialisti Edi Rama i intensifikoi akuzat ndaj Lulzim Bashës duke theksuar se plani kryedemokratit është rikthimi pikave të basteve.

15:10
Kapet turku, blinte vota për LSI/ Vlorë, përgjimet e prokurorisë zbulojnë skemën e blerjes së votave

Dy aktivistë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, u ndaluan nga policia për shkak se ata dyshohet të jenë përfshire në krime zgjedhore.

14:59
FOTO/ Ja kush është efektivja e forcave “Shqiponja” që u plagos sot nga vrasja në Elbasan

Mes të plagosurve në ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ku u ekzekutua me armë zjarri, Pjerin Xhuvani, ka mbetur e plagosur edhe efektivja e policisë së forcave “Shqiponja”, Xhensila Sota.

14:57
Skema/ Fotot. Si u vra Pjerin Xhuvani, momenti kur ish-efektivi i RENEA-s del me armë, 4 të plagosur

Ngjarja më e rëndë e pragzgjedhjeve të 25 prillit ndodhi në Elbasan këtë të mërkurë rreth orës 14.00.

14:50
Londër/ Alarm më stacionin e trenit, evakuohen qytetarët

Një objekt i dyshimtë që u gjet në një tren në Londër ka çuar në evakuimin e banorëve nga stacioni i trenit.

14:36
Katër ditë para zgjedhjeve, Luigi Soreca bisedon me krerët e misionit të OSBE/ ODIHR në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar sot një takim online, me krerët e misionit të OSBE/ ODIHR në Shqipëri, për të folur për përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 25 prillit.

14:27
Tronditet Elbasani para zgjedhjeve! Vritet Pjerin Xhuvani në Elbasan! Së fundmi i ishte bashkuar PS-së

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

14:26
Stërvitja ushtarake ‘Defender21’/ Yuri Kim: Pres me kënaqësi t’i uroj mirëseardhjen gjeneralëve amerikanë në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen disa gjeneralëve amerikanë në Shqipëri, në kuadër të stërvitjes ushtarake ‘Defender21’.

14:26
Në gjendje të rëndë pas infektimit me Covid 19/ Si është tani artisti i mirënjohur, Guljem Radoja?

Aktori Guljem Radoja ndodhet në spitalin e Durrësit, në reanimacion, pasi u infektua nga koronavirusi.

14:19
“Do të pendohen si asnjëherë më parë”- Vladimir Putin paralajmëron reagime kundër provokimeve të huaja

Presidenti rus Vladimir Putin ka shfrytëzuar adresimin e tij të 17-të para kombit, për të kërcënuar kundër atyre që i ka konsideruar provokime të Perëndimit dhe është zotuar se Moska do të përgjigjet në mënyrë të ashpër.

14:01
Indi/ Rrjedhja e oksigjenit, 22 pacientë të infektuar me covid ndërrojnë jetë në spital

22 pacientë të infektuar më parë me koronavirus kanë humbur jetën në një spital publik në Indi, për shkak të rrjedhjes së oksigjenit.

14:01
Këngëtarja Irini Qirjako feston sot ditëlindjen, tregon moshën në mënyrën e veçantë

Irini Qirjako ishte mes një paneli të ftuarash në “Shqipëria live” sot, për të diskutuar mbi stilin e të veshurit te gratë mbi 50 vjeçe.

14:00
Përmbyllet procedura, hapet rruga për zbatimin e projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”

Finalizohet procedura e cila i hap rrugë zbatimit të plot të projektit “Ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut”. Investimi, i cili financohet nga Qeveria Gjermane përmes bankës KfW, WBIF dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit përfshin ndërtimin e linjës së re të transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë Thanës (Shqipëri-Maqedoni e Veriut), ndërtimin e linjës së transmetimit 400 kV ndërmjet Elbasanit dhe Fierit, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 si dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.

13:48
Gjermania shqyrton vendimin për të tërhequr trupat e saj nga Afganistani

Gjermania po mendon të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Afganistani më 4 korrik. Lajmin e dha sot një zëdhënës i Departamentit të Ministrisë së Mbrojtjes gjermane, ndërsa ushtria amerikane ka njoftuar se do të tërhiqet nga vendi deri më 11 shtator.

13:37
I publikuan videon “nudo”/ Reagon konkurrentja 64-vjeçare e “Për’puthen +40”: Nuk e kuptova kush e bëri, gratë paragjykojnë…

Luljeta është një nga konkurrentet që tërhoqi vëmendjen që në momentin e parë të prezantimit në “Për’puthen +40”.

13:34
Ambasadori gjerman në Tiranë: Presim zgjedhje të lira, të drejta dhe paqësore

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në një intervistë për DW flet për pritshmëritë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Ai u bën thirrje zgjedhësve shqiptarë të votojnë kurse partive të pengojnë manipulimet.

13:31
“Votoni 12-n e Pavarësisë”/ Rama: E gjeta luanin në kopshtin zoologjik që hante karota, e kishin bërë dhe atë të fliste me vete

Kryeministri Edi Rama e mbylli takimin në njësinë 2 në Tiranë me apelin për të votuar numrin 12, duke kujtuar se çfarë bëri Pd në kohën kur kishte pushtetin.

13:11
Takim me subjekte të OFL në Gjirin e Lalzit? Meta: Mbaj kapuç se bëj sauna, fryn një çikë erë

Presidenti Ilir Met u pyet sot për foton e tij në Gjirin e Lalzit, ku disa media akuzuan se ai është takuar me subjekte të OFL-së dhe persona të shpallur në kërkim.

13:05
95-vjetori i mbretëreshës së Anglisë/ Paraqitjet në publik, si ka ndryshuar stili i saj ndër vite

Mbretëresha e Anglisë, mbush sot 95 vjeç, por nuk do të ketë asnjë festë, në nder të humbjes së Princ Philipit.

12:55
“Autokolona e Lulit kushton 4-5 mln euro”- Rama: Basha një herë bëhet ‘batman’, pastaj ‘barbie’ me flokë të zeza

Nga njësia nr.2 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke thënë se një herë bëhet ‘batman’, i cili kërkon të kacavirret në muret e Kryeministrisë dhe një herë tjetër ‘barbie’ me flokë të zeza.

12:42
“Ti mprehin sopatat, lopatat e sfurqet për të dielën”/ Meta thirrje qytetarëve: Po u prek vota, ngrihuni me mua në krye

Presidenti Ilit Meta në një konferencë të fundit për shtyp , u shfaq tejet i ashpër pas incidentit në Fier të LSi me heqjen e banderolave.

12:35
Turkut iu gjet blloku me emrat që do t’i jepte lekë për të blerë vota për LSI-në, Luan Rama: Prokuroria të zbardhë të vërtetën!

Pas procedimit penal të nisur ndaj shtetasit turk Abdul Gafur Balikci, i cili i kishte dhënë para një vlonjati me qëllim që të siguronte disa vota për LSI-në, në Vlorë ka reaguar edhe kandidati i kësaj force politike, i renditur i pari në listë, Luan Rama.

12:23
Tmerr në Janinë/ Kalimtarët hapin kutinë e rënë nga kamioni, gjejnë një këmbë njeriu

Disa qytetarë të Janinës janë tmerruar pasi kanë hapur një kuti që e kanë gjetur në rrugë.

12:20
“Tre herë fajtor”, gjykata fundos përfundimisht policin

Gjykata e shpalli fajtor për vrasje ish oficerin e policisë së Mineapolisit, Derek Chauvin që shkaktoi vdekjen e afrikano-amerikanit, George Floyd, një çështje që shkaktoi protesta në të gjithë botën, dhunë dhe një analizë të racizmit dhe praktikave të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas VOA-s.

12:07
Presidenti ukrainas “i lutet” Putinit: Hajde të flasim!

Në mesin e përshkallëzimit të tensioneve mes Kievit e Moskës, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i kërkoi shefit të Kremlinit, Vladimir Putin të takohen për bisedime në zonën e konfliktit, në rajonin e Donbasit, me qëllimin t’i japin fund këtij ngërçi.

12:02
Basha nga Korça: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve ditën e sotme në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij përshëndetëse para mijëra qytetarëve korçarë, Basha tha se edhe 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

11:57
Stërvitje ushtarake shumëkombëshe në Greqi/ Kryeministri Mitsotakis: Zgjerojmë bashkëpunimin ushtarak me NATO-n dhe Lindjen e Mesme

Gjatë ditës se parë të një stërvitjeje tre ditore ushtarake shumëkombëshe me 60 avionë luftarakë nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Izraeli, Spanja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në bazën ushtarake të Andravidës, kryeministri grek Mitsotakis ka theksuar se Greqia do të zgjerojë bashkëpunimin ushtarak me aleatët tradicionalë të NATO-s si dhe fuqitë e Lindjes së Mesme.

11:47
Zgjedhjet/ Ushtria në SPAK, përgatitje për 25 Prillin

Forca të ushtrisë janë parë sot në zyrat e SPAK, për tu njohur me instruksionet ndërkohë që zgjedhjet po afrohen.

11:43
Tre ditë pas hapjes me disa shtete, Greqia raporton sërish shifra të larta infektimesh dhe viktimash

Dita e tretë e hapjes së kufijve të Greqisë dhe heqjes së karantinës me shtetet e BE dhe 5 vendeve të tjera si Serbia, Britania, Izraeli, SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e gjen Greqinë përsëri me mbi 3700 raste ditore me covid- 19,  847 te intubuar dhe 87 humbje jete.

11:21
“Nuk pyet për perëndimin”, Rusia bllokon fluturimet në Krime e Detin e Zi

Rusia ka ndaluar përkohësisht fluturimet në disa pjesë të Krimesë dhe Detit të Zi, duke e shpallur këtë zonë sit ë rrezikuar për momentin.

11:16
“Hajde omëlsina jonë, t’morsha t’ligat”- Rama: Lulit në Lezhë ia kishin shtruar rrugën me sheqer. Ja ç’thotë për Metën

Kryeministri Edi Rama ka treguar se në Lezhë, kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha ia kishin shtruar rrugën me sheqer.

11:07
Të shtëna në Ohajo: Policia qëllon për vdekje një adoleshente me ngjyrë

Një oficer policie në shtetin amerikan të Ohajos ka qëlluar për vdekje një vajzë 16-vjeçare me ngjyrë ndërsa po i përgjigjej një emergjence për sulm me thikë.

10:59
“Luftoni komunizmin që ka 30 vite që ka vdekur”- Rama: I kam fiksim ata krutonët që thonë se…

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale është ndalur në Fushë-Krujë, ku ka ironizuar qytetarët krutanë që kanë bindje të djathta.

10:46
Incident në Fier/ Policia heq banerin e LSI në bulevard, Mehmetaj: Kemi paguar kontratë qiraje! Kërkojmë rikthimin e tij

Ndërsa për pak ditë shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit, incidentet elektorale vazhdojnë të pasojnë njëra tjetrën. Në Fier vendosja e një baneri të LSI në bulevardin kryesor të qytetit, ka sjellë përplasjen e kandidatëve të kësaj force politike me policinë.

10:28
Përgjimet/ Artan Lame në “Breaking”: Është diskutim i 2017-s, goditje poshtë brezit para zgjedhjeve

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar në “Breaking” në Top News, në lidhje me audio-përgjimin e publikuar dje në media për problematikat e procesit të legalizimeve.

10:12
I diagnostikuar me tumor, humb jetën i burgosuri në Prishtinë

Një 50-vjeçar, i cili vuante dënimin në një nga burgjet e Prishtinës, ka ndërruar sot jetë, pas përkeqësimit të situatës së tij shëndetësore.

10:08
VIDEO/ Policia e Shkodrës jep detaje për operacionin ku u arrestuan tre persona, ja çfarë u sekuestrua

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Perash”.

09:57
Katër ditë para zgjedhjeve/ Meta thirrje qytetarëve: Verifikoni qendrat e votimit dhe nisuni drejt tyre për kombin tonë!

Ndërsa na ndajnë vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që “të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme”.

09:56
Të famshmit që zgjodhën të parakalojnë në tapetin e kuq me veshje që krijojnë iluzion optik dhe na bënë të fërkojmë sytë

Fjalët “iluzion optik” mund të bëjnë që shumë prej nesh të mendojnë për enigma që ngacmojnë mendjen dhe që bëhen virale në Internet. Por disa artistë dinë si të mbajnë në të vërtetë iluzione optike në trupat e tyre dhe të rrëmbejnë shfaqjen.

09:44
Pamjet/ Spitali i Fierit gati të hapë dyert, transformimi!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektoi punimet në spitalin rajonal memorial në Fier i cili është gati të hapë dyert.

09:40
VIDEO- “1 mijë euro t’ju kaloj jashtë kufirit”/ 38-vjeçari kapet me tre emigrantë të paligjshëm në makinë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi ky i fundit u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm .

09:36
Foto/ Emiliano Shullazi merr përforcime, avokatja amerikane i shtohet mbrojtjes

Top Channel mëson se Emiliano Shullazi ka marrë në mbrojtjen e tij edhe një avokate amerikane.

09:26
Pavarësisht gjendjes së rëndë, mjekët nuk lejohen të vizitojnë kritikun e burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny

Mjekët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexey Navalny thonë se nuk u lejuan ta vizitonin atë, pavarësisht njoftimeve se ai është i sëmurë rëndë nga një grevë urie e vazhdueshme.

09:25
Goditi me thikë vëllanë, arrestohet autori në Krumë

Një shtetas nga qyteti i Krumës është arrestuar, pasi dyshohet se ka plagosur me thikë të vëllanë, në banesë.

09:11
Vendet e BE-së vendosin synim të ri për zvogëlim të gazrave serrë

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një projektligj rreth klimës, që mund të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë për të paktën 55 për qind deri më 2030.

08:58
Policia e Tiranës i vë prangat pesë personave, ja veprat penale për të cilat akuzohen

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin dhe po punon për kapejn e disa personave për vepra të ndryshme penale.

08:38
Plagosën sekretarin e PD-së brenda selisë blu/ Arrestohen tre autorët, mes tyre edhe ish-zyrtarët e Bashkisë Kavajë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre autorët e plagosjes së sekretarit të PD-së, brenda selisë blu në Kavajë.

08:25
Sapo kaloi covidin, arrestohet shqiptari që i hoqi aparatin respirator grekut duke i shkaktuar vdekjen

Shqiptari 60-vjeçar, i cili i shkaktoi vdekjen një 76-vjeçari që ishte infektuar me koronavirus, pasi i hoqi aparatin respirator të intubimit, është arrestuar.

08:13
Mbretëria e Bashkuar synon të krijojë anti-viralë kundër COVID-19

Mbretëria e Bashkuar do të nisë kërkimet për anti-viralë, që do të trajtonin sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, COVID-19.

07:49
Pensionet, hyjnë në fuqi koeficientët e rinj të indeksimit të pagave

Pensionet që do të llogariten pas 1 prillit 2021 do të indeksohen mbi bazën e koeficientëve të rinj. Në Fletoren Zyrtare është botuar udhëzimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, me koeficientët e indeksimit të pagave nga viti 1993 deri në 2021. Këta koeficientë do të përdoren për llogaritjen e masës fillestare të pensionit që nis nga 1 prilli 2021.

07:25
Diell dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell.

06:33
Ministri ukrainas: Trupat ruse vazhdojnë të arrijnë në kufi

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të martën se Rusia së shpejti do të ketë më shumë se 120,000 trupa në kufirin me Ukrainën.

05:58
Para apo pas ngrënies? Kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës.

05:30
Kripa e trashë/ Trajtimi i shpejtë i infeksionit të veshit

Dhimbjet dhe infeksionet e veshit janë shumë të përhapura, veçanërisht tek të miturit. Dhimbjet janë të forta e shpesh të papërballueshme për ta duke penguar ushqyerjen dhe gjumin.

05:05
Cilat janë ushqimet me kalori negative/ Si ju ndihmojnë me peshën

Strategjitë për ushqyerjen e shëndetshme dhe rënien në peshë janë të larmishme. Një prej tyre ka të bëjë me konsumin e ushqimeve me kalori negative, të cilat supozohet të kërkojnë më shumë energji për tu tretur. Në teori, njeriu mund të humbasë në peshë duke ngrënë ushqime me kalori negative.

03:36
EMA: Raste të rralla të mpiksjeve në lidhje me vaksinën “Johnson and Johnson”

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka arritur në përfundimin se formimi i mpiksjeve të pazakonta të gjakut duhet të renditet si një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinës së kompanisë “Johnson and Johnson” kundër COVID-19.