VIDEO/ Policia e Shkodrës jep detaje për operacionin ku u arrestuan tre persona, ja çfarë u sekuestrua

21/04/2021 10:08

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Perash”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se tre prej personave në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe kishin bërë gati lëndën narkotike kanabis për ta shitur. Të arrestuarit janë Artan Marku, Gëzim Sufaj,, Drilon Halilhakaj. 

Pas kontrollit ushtruar tre të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe  3 aparate celular.

Më pas operacioni policor ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit dhe është kapur 55 vjeçari, Dodë Frroku, banues në lagjen Perash.

Edhe këtij të fundit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtës pa leje.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Perash”.

Gjatë operacionit është goditur një rast i tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.    

Sekuestrohen 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit  policor të koduar “Perash”.

Si rezultat e këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër,

G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,

D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër ,

D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit A. M., G. S.,  D. H., në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe  3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel