Londër/ Alarm më stacionin e trenit, evakuohen qytetarët

21/04/2021 14:50

Një objekt i dyshimtë që u gjet në një tren në Londër ka çuar në evakuimin e banorëve nga stacioni i trenit.

Sipas policisë së kryeqytetit britanik, menjëherë pas objektit janë evakuuar qytetarët.

Një dëshmitar tha se ai pa “shumë” helikopterë në qiell mbi stacionin Southwark në Londrën jugore.

Policia Britanike e Transportit informoi publikun, duke deklaruar: “London Bridge Station u evakuua në mënyrë që shërbimet e urgjencës të mund të merreshin me situatën. Ndiqni udhëzimet nga shërbimet e urgjencës”.

Top Channel