Një 50-vjeçar, i cili vuante dënimin në një nga burgjet e Prishtinës, ka ndërruar sot jetë, pas përkeqësimit të situatës së tij shëndetësore.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale R.S. ishte diagnostikuar me tumor malinjë dhe po trajtohej në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së. Por, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:55 në Kliniken e Neurologjisë së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i burgosuri,  R.S, viti i lindjes 1970.

I njëjti gjatë mbajtjes së dënimit, gjatë vizitave sistematike nga personeli mjekësor i burgut,  është diagnostikuar me tumor malinjë në regjionin e pelvikut, i cili më vonë ka dhënë metastaza të shumta.

Për trajtim më të mirë dhe më adekuat, që nga 08. 04.2021, i burgosuri ka qenë i shtrirë në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK për trajtim të pasojave të dhëna nga metastazat e tumorit,  tërë kohen në bashkëpunim me Klinikën e Onkologjisë.

Përkundër angazhimit adekuat të personelit mjekësor të këtyre klinikave, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet dhe si pasojë i burgosuri ka ndërruar jetë.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.

 

Top Channel